Vlorë, debat PD-PS-së për shtrimin e një rruge

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste në Vlorë janë përplasur sot në lidhje me shtrimin e një rruge në lagjen “Topana” të këtij qyteti.
Mësohet se inspektoriati i ndërtimit nuk ka lejuar vijimin e punimeve duke kundërshtuar shtrimin e rrugës e cila po bëhet me fondet e bashkisë së Vlorës.
Gjithashtu shtrimi i rrugës është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e PD-së pasi pasdite në këtë lagje do të vinte kandidati i koalicionit “Aleanca për Integrimin”.
Ndërkohë pas debateve të shumta puna për shtrimin e rrugës ka vijuar normalisht.