E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori holandez kritika per fushaten Eshte e dhunshme

KORE- Ambasadori holandez ne Tirane Henk van Den Dool u beri thirrje sot paleve politike per vemendje ndaj apelit te Komisionit Evropian per pergjegjshmeri dhe zgjedhje te ndershme. Nga Korca ku pati nje debat me studente per ceshtje te demokracise ambasadori Henk van Den Dool u tregua mjaft i ashper kundrejt politikes shqiptare.

Ai tha se qytetaret shqiptare mund te gjejne sot arsye per te mos dale ne votimet e 8 majit duke pare ngjarjet e 21 janarit korrupsionin dhunen dhe shitjen e votave.

Sipas tij cdo dite e me shume perballemi me kandidate qe ushtrojne dhune ndaj njeri- tjetrit si para fillimit te fushates ashtu edhe gjete ketyre diteve. Pavaresisht se te dy palet vazhdojne te flasin per gjetjen e nje gjuhe te perbashket ende nuk eshte bere asgje.

Rezultatet e zgjedhjeve te kaluara ne Shqiperi kane qene te kontestueshme por edhe pse ka patur keshillime per nje proces demokratik ka persona te cilet nuk shqetesohen aspak te refuzojne te marrin pjese ne menyre demokratike ne zgjedhje por jane te gatshem ta shesin voten e tyre- tha ai.

Shqiperia ne keto 20 vjet ende vazhdon te quhet vend i trazicionit vazhdoi me tej van Den Dool pasi edhe sot ka incidente sic kemi pare keto dite.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›