E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takon deputetet gjermane njofton arritjet e Shqiperise



Ministri i Brendshem Lulzim Basha priti ne dje takim nje delegacion te Parlamentit gjerman. Biseda u perqendrua ne bashkepunimin mes Shqiperise dhe Gjermanise ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme per forcimin e kapaciteteve te administrates publike dhe ne procesin e decentralizimit te pushtetit vendor. Ministri Basha e informoi delegacionin parlamentar gjerman per reformat dhe arritjet me te rendesishme te vendit per forcimin e shtetit ligjor dhe implementimin e standardeve europiane ne te gjitha fushat. Basha i garantoi deputetet gjermane se qeveria shqiptare ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme perfshire edhe nje fushate te gjere informimi mbi perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Shengen.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›