Basha te Ali Demi Do te ofrojme pune per te rinjte
Ali Demi ka qene stacioni i djeshem i fushates se kandidatit Lulzim Basha ne Tirane. Zhvillimi i infrastruktures se lagjeve trajtimi i problemeve te komunitetit rikthimi i kinemase si permase kulturore dhe garancia per pronen kane qene disa nga premtimet qe Basha ka bere ne takimet me banore te zones. Asnjehere nuk kemi pare investime ne lagjen tone. Ketu nje shi bie behet balte e madhe. Faleminderit qe erdhet dhe qe e pate vete. Ajo qe pate para ishte vetem fasada. Shiko ketej. Per 15 vjet nuk eshte vene dore fare - u shpreh nje banor. Nje pike me rendesi ka qene edhe problemi i taksave qe prek drejtperdrejt biznesin. Nga ana e tij Basha i siguroi banoret se ka ne projektin e tij per Tiranen zhvillimin dhe rigjenerimin e lagjeve ne brendesi te tyre dhe rishikimin e ceshtjes se detyrimeve ndaj bashkise. Per te vijuar me tej me premtime konkrete Lulezim Basha ka folur edhe per mundesi reale te punesimit te te rinjve qe po pervijohet si nje pjese thelbesore e ligjerimit elektoral te Partise Demokratike. Basha i sqaroi banoret se e ka prioritet punesimin dhe plani i tij parashikon krijimin e 30 mije vendeve te reja te punes ne Tirane. Patjeter duhet te nise perspektiva e punesimit te rinise para se te mbarojne shkollat. Ne duhet te nxisim fuqimisht investimet ne Tirane. Nje pike te vecante informacioni per studentet do te kete ne bashki e cila do ti afroje me tregun e punes - i siguroi banoret kandidati demokrat. Ajo qe ka rene ne sy eshte edhe investimi politik i arritjeve te Bashes si minister i Brendshem per heqjen e vizave me Bashkimin Europian. Sipas njoftimeve nga PD-ja banore te ndryshem e kane falenderuar ate per kete arritje qe prek jeten e te gjithe qytetareve.