E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha te F.K Tirana


Në prag të ndeshjes me Bylisin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar skuadrën për herë të parë që nga koha e shndërrimit të këtij klubi si Shoqëri Aksionere, që rrjedhimisht ka drejtues kryesorë kryetarin e bashkisë.

Pikërisht kjo ishte një nga arsyet e vizitës së Bashës, i cili e thekson si një zhvillim shumë pozitiv për skuadrën shndërrimin e saj në sh.a, gjë që do të sjellë më shumë financime për skuadrën.

“Klubi i futbollit kaloi në sh.a dhe ky është lajm shumë i mirë për sportdashësit dhe për vetë ju. Kohë më të mirë presin F.K Tiranën dhe me marrjen e trofeut do të keni shpërblimin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, u shpreh Basha para futbollistëve bardheblu.

Kryetarit Basha i është dhënë edhe fanela me numrin 1 nga drejtori i klubit Alban Tafaj, ndërsa prefektit të Tiranës, z.Keltis Kruja ju dha fanela me numrin 10-të gjë të cilën Basha e theksoi me një batutë: “E keni bërë me hile sepse dhjeta është numri më i mirë.”

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Superliga, Skenderbeu e Teuta ndajnë nga 1 pikë
Eshtë mbyllur në një barazim pa gola, ndeshja e kampionve të Shqipërisë Skëndëbeu me Teutën në Durrës. Pavarësisht një loje me shumë raste nga të dyja skuadrat respekvive, rrjetat mbetën të paprekura duke i ndarë nga një pikë. Boateng zgjon “Djallin”
Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Lecce i jep tre pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A. Seria A, Juventus ndalet nga Genoa
Në javën e 8 të Serisë A, Juventus është ndalur nga Genoa në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Torino. Real Madrid udhëheq kampionatin spanjoll
Një pjesë e parë perfekte lejoi Real Madridin që të dilte me tre pikët nga fusha e vështirë e Malagës. Bundesliga, Borussia shkatërron Këlnin
Një sukses të bindshëm kanë arritur kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, në javën e 10-të të Bundesliga-s.

Lajmet kryesore

Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
9-mujori: Më pak të ardhura, më pak investime. Mungojnë 7 miliardë lekë
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Aleanca kundër importit të plehrave
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Konfindustria publikon raportin 9-mujor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›