E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Skenderbeu e Teuta ndajne nga 1 pike


Eshtë mbyllur në një barazim pa gola, ndeshja e kampionve të Shqipërisë Skëndëbeu me Teutën në Durrës. Pavarësisht një loje me shumë raste nga të dyja skuadrat respekvive, rrjetat mbetën të paprekura duke i ndarë nga një pikë.

Ndërkohë Tirana ka vuajtur për të fituar në shtëpi ndaj Bylisit dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shkodran, Bekim Bala, që shënoi tre gola, kundrejt dy të kapitenit ballshiot Amarildo Dimo.

Të parët kalojnë në avantazh miqtë me Dimon në minutën e 27-të. Brenda pak minutash Bala barazpeshon në 1-1, rezultat ky që mbyll pjesën e parë. Me fillimin e së dytës sërish është Bala që kalon në avantazh bardheblutë, ndërsa në minutën e 71-të Dimo shënon golin e dytë për Bylisin me 11-metërsh.

U mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, por në minutën e fundit Bekim Bala shënon golin e tretë duke i dhënë fitoren  Tiranës, që shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë.

Edhe Kastrioti ka fituar në Krujë 2-0 me Apolloninë dhe në këtë mënyrë konfirmohet momenti mirë i krutanëve. Në minuëtn e 30 Inkango shënon golin e parë për Kastriotin dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Turdiu shënon golin e dytë me anë të një 11-metërshi .

Ndërsa Laçi ka fituar 1-0 ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Vucaj me 11-metërsh. Dinamo është në ditët e saja më të vështira, gjë e cila u vërtetua edhe në Laç. Dinamovitët kundërstar nuk patëm vendasit, por edhe gjykimin, pasi u mohon bluve një 11-metërsh të pastër dhe akordon një të tillë për vendasit në fund, penallti e diskutueshme. Edhe pas javës së gjashtë Dinamo mbetet në vendin e fundit me – 1 pikë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Basha te F.K Tirana
Në prag të ndeshjes me Bylisin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar skuadrën për herë të parë që nga koha e shndërrimit të këtij klubi si Shoqëri Aksionere, që rrjedhimisht ka drejtues kryesorë kryetarin e bashkisë. Boateng zgjon “Djallin”
Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Lecce i jep tre pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A. Seria A, Juventus ndalet nga Genoa
Në javën e 8 të Serisë A, Juventus është ndalur nga Genoa në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Torino. Real Madrid udhëheq kampionatin spanjoll
Një pjesë e parë perfekte lejoi Real Madridin që të dilte me tre pikët nga fusha e vështirë e Malagës. Bundesliga, Borussia shkatërron Këlnin
Një sukses të bindshëm kanë arritur kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, në javën e 10-të të Bundesliga-s.

Lajmet kryesore

Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
9-mujori: Më pak të ardhura, më pak investime. Mungojnë 7 miliardë lekë
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Aleanca kundër importit të plehrave
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Konfindustria publikon raportin 9-mujor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›