E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen nënë e bijë në Tropojë

Nënë e bijë kanë gjetur vdekjen, pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre, në Degë të Tropojë. Viktimat janë Zoje dhe Bute Osmani përkatësisht 60 dhe 92-vjeç. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, dy gratë ndodheshin në gjumë. Zjarrfikëset kanë mbërritur disa orë më vonë në vendngjarje, për shkak të terrenit të vështirë. Dyshimi kryesor persë i përket shkakut është një shkëndijë elektrike. Por, megjithatë një konkluzion përfundimtar pritet të jepet pas ekspertizës së specialistëve, që po hetojnë mbi ngjarjen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›