Basha thirrje banoreve te Tiranes per tu bashkuar per te ardhmen e qytetit

Ne Shqiperi fituesi i gares per bashkine e Tiranes Lulezim Basha beri thirrje mbreme te gjithe qyetareve qe te bashkohen per te punuar per te ardhmen e kryeqytetit. Zoti Basha foli perpara disa qindra mbeshtetsve demokrat te mbledhur perpara selise se partise pasi Kolegji zgjedhor rrezoi nje ankimim te partise socialiste duke mbyllur keshtu kapitullin e gjate te sfides elektorale. Nje sfide e cila mbajti te gjalle tensionin e late politik mes shumices dhe opozites se drejtuar nga zoti Rama i cili le bashkine pas 11 vjet drejtimi te saj. Zoti Rama sulmoi mbreme ashper vendiin e kolegjit zgjedhor i cili sipas tij shenoi kapitullimin e drejtesise duke deklaruar se opozita do te nise nje aksion te madh popullor te shpetuar shqiperine nga pengmarresit e saj tha ai
Ekzaktesisht dy muaj pas dites se votimit Tirana u njoh perfundimisht me kryetarin e ardhshem te bashkise se saj. Ne perfundim te nje gare te tejzgjatur dhe te ngarkuar me tension kandidati demokrat Lulezim Basha u konfirmua fitues me 93 vota ndaj zotit Rama. Nje diference e ngushte e cila u shoqerua me dyshime te shumta te hedhura nga opozita per shkak edhe kthesave te papritura qe mori procesi. Pas permbylljes se numerimit te votave zoti Rama rezultoi ne avantazh me 10 vota. Nje avantazh te cilin do ta mbante vetem per pak dite. Komisioni qendror i zgjedhjeve vendosi pas kerkeses se partise demokratike te rinumeronte fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara gje e cila rendoi peshoren e votave ne anen tjeter duke i dhene avantazhin zotit Basha.
Nje ndryshim i rregullave ne fund te lojes sipas socialisteve te cilet i dhane udhe nje procesi ankimimesh por pa mundur te rikthenin fitoren ne kahun e tyre. Diferencat qe u vune re ne mbyllje te procesit edhe te runimerimit mes votave qe ishin me te teperta ne numer se sa votuesit u duk per socialistet si nje kal beteje fitues por qe u rrezua per shkak te procedurave. Si komisioni qendror i zgjedhjeve ashtu edhe Kolegji dje u shprehen se kerkesa e tyre per pavlefshmeri ishte bere jashte afateve kohore. Per kryetarin socialist Edi Rama vendimi i kolegjit deshmoi sipas tij se Drejtesia kishte vdekur
Kolegji Zgjedhor vulosi nje grabitje te dhunshme diten per diell dhe sy per sy perpara nje populli te tere nxori humbesin fitues duke bere qorrin e shurdhin si ne cdo regjim pa drejtesi. Akti i Kolegjit Zgjedhor flet me shume se cdo fjale per kapitullimin pa kushte te drejtesise nen trysnine e nje pushteti kusaresh e matrapazesh qe i lejojne vetes cdo gje dhe nuk ndeshkohen per asgje.
Por per kryetarin e ardhshem te kryeqytetit Lulezim Basha procesi zgjedhor ne Tirane ishte nje proces i lire dhe i ndershem
shte nje gezim i ligjshem sepse kemi korrur nje fitore te ligjshme te ndershme nje fitore qe eshte shprehje e vullnetit te drejtperdrejte te qytetareve te Tiranes.
Zoti Basha iu drejtua te gjithe qytetareve me angazhimin se do te mbaje premtimet e dhena dhe ftesen per tu bashkuar ne te mire te qytetit
Pavaresisht nese keni votuar per mua apo jo eshte koha te bashkohemi. Une ftoj te gjithe qytetaret e Tiranes te bashkohemi per te punuar per te ardhmen e qytetit tone te gjitheve na bashkon interesi per te ardhmen tone. Nese luftojme me njeri tjetrin ne do te mbetemi ne vend por nese punojme se bashku mundesite a asaj qe do te bejme se bashku nuk do te njohin kufi.
Por duket se ky do te jete nje mision i veshtire. Ndonese tonet e tij ishin te ndryshme nga ato te meparshmet te zhveshura nga paralajmerimet per protesta e manifestime zoti Rama me nje frazeologji te pergjithshme la megjithate te kuptohej se nuk pajtohet me situaten e krijuar
Fjalet jane te teperta sepse drejtesia ne Shqiperi ka vdekur. Ndersa opozita do te flase me nje aksion te madh popullor per te ringjallur drejtesine dhe shpetuar Shqiperine nga pengmarresit e saj.
Tani mbetet per tu pare konkretisht se cili do te jete aksioni opozites. Nese do ti permbahet deklarimeve me ctensionuese se javes se shkuar ne asamblene e partise kur foli per nje kurs te ri politik dhe pjesmarrje aktive ne parlament apo ekziston rreziku i perseritjes se skenarit te krizes se gjate olitike qe nisi ne 2009.