Gjinushi: Qeveria nuk ndëshkon, por mbulon cështjet me procedurë
TIRANË- Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi disa orë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor është shprehur se me këtë vendim evidentohet rënia e gjyqësorit përballë presionit politik.
“Kolegji Zgjedhor sot ka shpikur në parim të së drejtës që kriminelin o duhet ta dënosh pa lindur, ta kuptosh që do të bëhet kriminel, pasi përndryshe është i pafajshëm për cdo vepër që kryhet. Gjyqësori ka rënë ashtu sic ka kapitulluar plotësisht në raport me politikën, ndaj dhe asnjë shqiptar nuk mund të pretendojë që të vendoset drejtësi për ndëshkimin e manipulimeve, e korrupsionit, e vrasjeve dhe cdo lloj vepre penale të bërë nga politika”,- deklaroi Gjinushi.
Ndërkohë kreu social demokrat tha se qeveria nuk ndëshkon, por mbulon cëshjtet me procedurë.
“Madje e reja është se me këtë qeveri jo vetëm që nuk ka ndëshkueshmëri tani është shpikur mbulimi i cështjeve me procedurë. Pra është një utopi që ti drejtohesh organeve të mbaruara. Nuk mund të zgjidhin krizën politike zgjedhjet lokale. E shumta do të shtonin iligjimitetin në pushtetin lokal. Opozita nuk duhet të luajë rolin e gjyqësorit që të shërbejë si alibi për të gjithë dështimet, krimet, vrasjet, vjedhjet e qeverisë”,- theksoi Gjinushi.
(e.m/BalkanWeb)