BE, Ashton: E njohim vendimin e Kolegjit, do shprehim opinionin tonë pas zbardhjes së vendimit

08-07-2011 / Gazeta 55
Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, flet zëdhënësja e baroneshës Ashton “Ne i kemi ndjekur zgjedhjet lokale në Shqipëri të 8 majit me vëmendje dhe shqetësim. Ne jemi njoftuar me vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ne po presim për arsyetimin e këtij vendimi, pasi deri tani jemi njoftuar vetëm me vendimin si të tillë dhe vetëm atëherë do dalim me një qëndrim”, ky është opinioni i zëdhënëses së baroneshës Catherine Eshton, Maja Koçijançiç, i bërë publik menjëherë pas dhënies së vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor.
...