E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha uron Mustafën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 5 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa.Në mesazhin e tij, Basha uron të gjithë shqiptarët dhe në veçanti popullin e Kosovës për 5- vjetorin e pavarësisë, si dhe vlerëson lart rolin e Ibrahim Rugovës dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, raporton Panorama.

“Më lejoni që në këtë ditë të veçantë për historinë e kombit tonë, t’ju përcjell në emër të qytetarëve të Tiranës përshëndetjet vëllazërore për qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës”, thuhet pos tjerash në mesazhin e urimit të kreut të Tiranës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›