E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha uron Ursula von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e KE-së

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha uroi sot Ursula von der Leyen për zgjedhjen e saj për herë të dytë në krye të Komisionit Europian.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës.

“Urime Ursula von der Leyen për këtë mandat të dytë të merituar. Vlerat që qëndrojnë në themel të familjes së madhe PPE janë busulla që e mban këtë Union të madh dhe të bashkuar në rrugën e duhur”, u shpreh Basha.

Ne si shqiptarë, vijoi ai, “ndihemi pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash dhe do të bëjmë gjithçka për t’u bërë pjesë e saj, me besim se do të gjejmë mentorin dhe avokatin e duhur në udhëheqjen e Von der Leyen dhe PPE”.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›