E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, vizite ne Arabine Saudite per biznesin

Pasi ka perfunduar nje vizite te suksesshme ne Islande, ku ka asistuar ne menyre te drejtperdrejte ne ratifikimin ne Parlamentin islandez te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, shefi i diplomacise shqiptare ka fluturuar drejt vendeve arabike. Keshtu, sot dhe neser ministri i Jashtem, Lulzim Basha, do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Arabise Saudite me ftese te homologut te tij saudit, Princi Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud. Gjate kesaj vizite, ministri Basha do te zhvilloje takime me autoritetet me te larta shteterore te Mbreterise se Arabise Saudite. Delegacioni i kryesuar nga ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, ne perberje te se cilit eshte dhe zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, perfaqesues te Dhomes se Tregtise dhe biznesit shqiptar, do te zhvilloje nje sere takimesh me perfaqesues te dhomave te tregtise, te biznesit saudit dhe Fondit te Investimeve te Arabise Saudite. Ministri Basha do te zhvilloje gjithashtu nje takim me Sekretarin e Pergjithshem Organizates se Konferences Islamike, Ihsanoglu, perfaqesues te Bankes Islamike per Zhvillim, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›