Kompetencat, perplasje per shtimin e neneve

Tirane- Shtimi i kompetencave qe mund te gjykoje Gjykata e Krimeve te Renda, ka sjelle nje perplasje mes kryetarit te Gjykates dhe kryetarit te Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Cela. Gjate analizes nje vjetore kryegjyqtari Dritan Hallunaj, ka argumentuar se duhet te shtohen per kompetence te kesaj gjykate edhe nene te tjera, qe aktualisht jane duke u gjykuar nga Gjykata e Faktit. Ne analizen e punes per vitin 2008 moren pjese, ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, si dhe drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Cela.
Perplasja
"Ne kuadrin e reformes ne drejtesi, vleresojme se eshte e nevojshme qe te behen permiresime te metejshme ne Kodin e Procedures Penale, qe kane te bejne me kompetencen e Gjykates se Krimeve te Renda, ku duhen shtuar dhe disa figura te tjera veprash penale qe kane qene fillimisht ne kompetencen e kesaj gjykate. Kjo eshte ne perputhje me konceptin e "krimit serioz" sipas Protokollit te Palermos, por dhe ne perputhje me mendimin e shume profesionisteve te drejtesise penale, si dhe te opinionit publik mbi ate se, cilat ceshtje duhet te jene ne kompetence te Gjykates se Krimeve te Renda", ka shpjeguar dje kryetari Hallunaj. Sipas tij ne nje nga rastet, mund te permendej Neni 75/a i K.Pr.Penale, i cili ka nje paradoks. Hallunaj shpjegoi se ne kompetence te Gjykates se Krimeve te Renda parashikohet edhe gjykimi i figures se krimit i parashikuar nga Neni 287/a i K.Penal i cili parashikon se:"Celja e depozitave ose e llogarive bankare,anonime ose me emra fiktive........" dhe nuk eshte futur ne kompetence te kesaj gjykate ndonje figure tjeter krimi, i cili eshte me afer konceptit "krim serioz" dhe natyres se objektit te punes ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Kerkesa e bere nga ana e Hallunajt eshte kundershtuar nga drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Cela. Ne argumentimin e tij, Cela ka sqaruar se nuk kishte vend ndryshimi i kompetences lendore. "Krimi i organizuar eshte nje problem per te gjithe aktoret qe jane te perfshire. Me gjithe numrin e ceshtjeve per gjykim, nje pjese e tyre jane zgjidhur me gjykim te shkurtuar, duke i dhene kohe prokuroreve qe te kryejne hetime cilesore", ka theksuar Cela. Nga ana e tij, ministri i Drejtesise ka bere me dije se kjo ishte e vetmja gjykate, qe kerkonte te kishte me shume ceshtje per te gjykuar, por sipas tij nje dosje ne kete gjykate kerkon me shume kohe, per shkak te volumit te saj.
Rekomandimet
Trupat gjyqesore te Gjykates se Krimeve te Renda, i kane rekomanduar dje ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe zevendeskryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu qe te plotesojne me tej kuadrin ligjor per luften kunder krimit te organizuar, rishikimin e Kodit Penal per disa figura te veprave penale ne kompetence te Gjykates per Krimet e Renda. Ne vemendje u soll edhe rishikimi i K.Pr.Penale dhe sidomos te raporteve gjykate-pale, te disa afateve prekluzive dhe te afateve te paraburgimit, per te pandehurit qe akuzohen per krime te renda. Ne fund gjyqtaret kerkuan nje shtese ne Ligjin 9110 te dates 24 korrik te vitit 2003 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave per Krime te Renda" ne Nenet 9,10, duke percaktuar qartesisht perfitimet nga statusi i vecante i gjyqtarit te Gjykates per Krimet e Renda, si mbrojtjen dhe shoqerimin fizik, perfitimin e kredise se baneses ne rrethana lehtesuese dhe rimandatimin pas kalimit te afatit 9-vjecar te gjyqtareve.
Ceshtjet e gjykuara dhe te shqyrtuara
Kerkesa per gjykim(ceshtje themeli) 145
Masa sigurimi 277
Kerkesa per sekuestro ne baze te LPGKO 22
Kerkesa per lejim pergjimesh 500
Kerkesa te tjera penale 77
1021 Ceshtje jane gjykuar nga Gjykata e Krimeve te Renda gjate nje viti. Numrin me te madh te kerkesave te shqyrtuara nga ana e gjyqtareve, kane qene kerkesat per pergjimeve te personave te dyshuar.