E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja PS-LSI, kalon buxheti

Beteja politike per buxhetin e bashkise se Tiranes eshte tashme e mbyllur. Levizja Socialiste per Integrim pas kontestimeve te shumta dhe akuzave politike, eshte terhequr nga vendimi i saj per te bllokuar buxhetin e kryeqytetit per vitin 2009. Sipas nje vendimi te marre nga Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, njeheresh perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim, ka udhezuar me shkrim nenkryetarin e keshillit, Petraq Sino, qe te firmose kalimin e buxhetit te bashkise. Pas nenshkrimit nga nenkryetari i keshillit bashkiak te kryeqytetit, dokumentet zyrtare per buxhetin e vitit 2009 i kane kaluar per shqyrtim prefektit te Tiranes, Ruzhdi Keci. Nderkaq, ky i fundit ka deklaruar se diten e djeshme ka ardhur sipas procedures ligjore vendimi i Keshillit Bashkiak per miratimin ne parim te buxhetit. Ky vendim eshte paraqitur me firmen e nenkryetarit te autorizuar me shkrim me firmen e kryetarit te ketij keshilli. "Rrjedhimisht une nenkuptoj firmen e kryetarit te Keshillit ne kete vendim dhe nga pikepamja proceduariale, vendimi eshte pranuar ne Prefekture", deklaroi Keci. Vendimi i Keshillit Bashkiak do te shqyrtohet ne prefekturen e kryeqytetit per t'i dhene me pas driten jeshile levrimit te fondeve per investimet e parashikuara sipas projektbuxhetit. Miratimi i ketij buxheti u ballafaqua me konfliktet midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Keto te fundit nuk pranonin te jepnin votat e tyre, pasi kerkonin ndryshime te disa pikave dhe shfrytezimit te taksave. Gjithashtu kjo parti prej kohesh insistonte qe kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, te analizonte realizimin e buxhetit per vitin 2008, si edhe gjithashtu te shpjegonte nje per nje investimet qe do te kryheshin per kete vit. Pretendimet e Levizjes Socialiste per Integrim cilesoheshin si kerkesa te motivuara politikisht sipas Partise Socialiste. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, kryebashkiaku Edi Rama, shpjegoi te gjitha investimet dhe se si do te harxhoheshin parate e taksapaguesve. Gjithashtu ai iu pergjigj akuzave per korrupsion te bera nga perfaqesuesit e partive te mazhorances dhe perfaqesuesve te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne momentin e votimit, ku edhe pati shume kontestime, Rama numeroi 29 votat e nevojshme per kalimin e buxhetit, por qe u konsideruan te pavlefshme nga kryetari i seances, Sokol Dervishi. Ky i fundit, e deklaroi kete mbledhje te pavlefshme dhe procesin e numerimit te votave gjithashtu, per ta shtyre miratimin e buxhetit per nje dite tjeter. Por, nje dite pas ketij votimi, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, deklaroi se buxheti per vitin 2009 ishte i kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›