Klosi: "Remzi Hoxha", si mund te zbardhet

Ish-kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror, Fatos Klosi, shpjegon ne nje prononcim per Koha Jone, i pyetur per zbardhjen e ceshtjes te zhdukjes se Remzi Hoxhes, se ka besim qe kjo ceshtje, mund te zbardhet per sa kohe qe njerezit e implikuar jane gjalle, pavaresisht terheqjes se disave apo perfundimit ne spital. "Sigurisht kam besim qe kjo ceshtje do te zbardhet nje dite, nuk ka ceshtje qe nuk mund te zbardhet", shpreh bindjen Klosi, duke theksuar se, "problemi eshte tek vullneti i duhur". Sipas tij, per sa kohe qe jane gjalle te gjithe ata njerez ose shumica e njerezve qe jane te implikuar ne kete pune, gjithmone eshte mundesia qe te zbardhet. Ai shpjegon se edhe me pare ka deklaruar qe, dokumente nuk kane lene per kete pune dhe problemi mbeshtetet tek deklaratat e njerezve. "Ka pasur tentativa prej tyre, te penduar ose me deshiren per t'i sherbyer drejtesise dhe kane konstatuar qe jane terhequr, kane shkuar ne spital ata njerez. Ceshtja eshte delikate, ne kuptimin qe lidhet me faktore shume te rendesishem. Por qe une kam besim se duhet te zgjidhet", sqaron ish-kreu i SHIK. Disa dite me pare, Klosi eshte paraqitur ne seancen gjyqesore, e zhvilluar me dyer te mbyllura, ku ai eshte marre ne pyetje per kohen qe ishte ne detyre. Ai thote se ne seancen e fundit u eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve qe i jane bere. "Pyetjet kane qene kryesisht per menyren se si funksionon sherbimi, se si funksionon sherbimi i vezhgimit, me nje fjale probleme teknike qe lidhen me deklaratat qe jane bere, per te pare nese ato deklarata qe jane bere nga njeri ose nga tjetri, qendrojne apo nuk qendrojne ne baze te akteve nenligjore, rregulloreve qe ka SHIK-u", rrefen Fatos Klosi per deshmine e tij. Per problemin konkret, per te cilin diskutohet, ai eshte pyetur nga Avokati i Popullit, nga nje shkrese e tij jo me larg, por pese dite para shkarkimit nga detyra. "Une i kam derguar nje pergjigje zyrtare Avokatit te Popullit, ne te cilin shkruanim per gjithcka qe dinte Sherbimi deri atehere", tregon ish-shefi i SHIK. "Kurse njerezit konkret, qe dinin se kush e kishte dhene urdhrin, si ishte vepruar, cfare ndodhi, kush eshte fundi i ceshtjes, nuk ishin ne Shqiperi, keshtu qe hetimi jone mbeti deri ne nje faze", sqaron Klosi per hetimin e ngritur ne ngarkim te ceshtjes se zhdukjes te Remzi Hoxhes.
Komisioni
Klosi sqaron se kishte ngritur nje komision, qe u more me kete pune dhe ata arriten deri atje ku mund te arrihej. Nje pengese per kete hetim, ishte edhe fakti se njerezit qe duheshin pyetur, nuk ishin ne Shqiperi. Sipas tij, ishin vetem disa roje apo shofere.
Emrat e rinj
Ish-shefi i SHISH sqaron se tashme kane dale emra te rinj, jane zbuluar ku jane, keshtu qe nese eshte vullneti nga ana e drejtesise, qe kesaj ceshtje t'i shkohet deri ne fund, jane te gjitha mundesite. Per te, gjithcka eshte e mundur per t'u realizuar.
Komisioni
Klosi sqaron se kishte ngritur nje komision, qe u more me kete pune dhe ata arriten deri atje ku mund te arrihej. Nje pengese per kete hetim, ishte edhe fakti se njerezit qe duheshin pyetur, nuk ishin ne Shqiperi. Sipas tij, ishin vetem disa roje apo shofere.
Emrat e rinj
Ish-shefi i SHISH sqaron se tashme kane dale emra te rinj, jane zbuluar ku jane, keshtu qe nese eshte vullneti nga ana e drejtesise, qe kesaj ceshtje t'i shkohet deri ne fund, jane te gjitha mundesite. Per te, gjithcka eshte e mundur per t'u realizuar.