E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha vizite ne Uashington. Zyrtari i vetem i PD-se ftohet nga SHBA

Prapaskenat

Kryetari i Bashkise se Tirane Lulzim Basha do te niset diten e hene ne Uashington per te zhvilluar nje takim me kryetarin e bashkise se ketij qyteti. Nisur nga ky takim i rendesishem dje ne zyren e kryetarit te bashkise se kryeqytetit u pa te hynte ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu i cili zhvilloi nje takim me Bashen rreth 30 minuta. I pyetur se per cfare kishte diskutuar ne takim Arvizu theksoi se takimi me kryebashkiakun kishte sherbyer per te koordinuar sa me mire viziten qe Basha do te ndermarre ne fillimin e javes tjeter ne SHBA. Takimi kishte te bente me viziten e ardhshme te zotit Basha ne SHBA deklaroi Arvizu pas perfundimit te takimit duke mos preferuar te jape me shume komente. Por ndonese ne thelb ky takim konsiderohet si rutine eshte interesant fakti qe perfaqesuesi kryesor i SHBA-se ne Shqiperi Arvizu tregon nje kujdes te vecante per kryetarin e bashkise. Ne fakt ky kujdes u vu re edhe gjate periudhes se zgjedhjes se kreut te Bashkise te Tiranes ne kete pozicion nisur edhe nga problemet e medha dhe debatet qe shoqeruan mandatin e Bashes. Gjate diteve te trazuara kur mandati i Bashes qendronte pezull mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor Basha u pa disa here ne shoqerine e Arvizu. Edhe gjate kohes qe Basha mbante pozicionin e ministrit te Brendshem marredheniet e tij me ambasadorin amerikan konsideroheshin si te ngrohta. Nuk dihet nese kjo mbeshtetje vjen per shkaqe te mandatit te Bashes apo nga fakti se figura e tij konsiderohet si e pershtatshme per te qene pasardhes i Kryeministrit Sali Berisha brenda Partise Demokratike. Prej kohesh Basha perflitet si njeriu i cili do te ishte i pershtatshem per marrjen e pushtetit brenda PD-se ne kohen kur kryetari aktual Sali Berisha do te detyrohet te terhiqet. Keto zera u bene me te forte ne momentin kur Basha u votua me shume se i gjithe lidershipi i PD-se gjate zgjedhjeve qe u bene ne kete parti per Kryesine e re. Lulzim Basha arriti te ishte i pari ne listen me 20 emra te figurave kryesore te PD-se duke lene pas figura te shquara dhe tradicionale te partise si nenkryetaret Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi si dhe sekretarin e pergjithshem te kesaj partie Ritvan Bode. Ne momentin kur zerat u shtuan se ai do te ishte nje nga nenkryetaret e rinj te partise Basha permes nje deklarate publike i hodhi poshte keto zera. Ai theksoi se nuk do te futej ne gare per asnje nga postet ne PD-se duke i meshuar faktit se do te ishte teresisht i perkushtuar ne punen e tij si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe ne mbeshtetje te problemeve te qytetareve. Dukej se kjo deklarate tregoi se ishte ende heret per Bashen marrja e pergjegjesive konkrete brenda PD-se dhe po keshtu duket se planet e tij per perfaqesim ne PD jane me ambicioze se kaq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›