Berisha shqiptareve te Malit te Zi Ejani me 100-vjetor
Kryeministri Sali Berisha ne mbyllje te vizites se tij ne Malin e Zi zhvilloi takime te ngrohta me drejtuesit e Komunave te Tuzit dhe Ulqinit te cilat jane te populluara nga qytetare shqiptare. Ne Tuz Berisha u prit nga kryetari i komunes Nikola Gegaj dhe me pas zhvilloi nje takim me perfaqesues te Kuvendit te Komunes Urbane ndersa ne Ulqin nga kryetari i Komunes Nazif Cungu. Gjate takimeve kreu i qeverise foli per mbeshtetjen qe qeveria do ti jape shqiptareve qe jetojne jashte vendit dhe i ftoi drejtuesit e ketyre komunave te ishin pjese e festimeve qe po zhvillohen ne vend ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Berisha e vendosi theksin dhe tek roli stabilizues qe shqiptaret e Malit te Zi kane dhene per shtetin ku banojne. Ne Ulqin Berisha u pyet edhe per ceshtjen e problemeve qe kishte sjelle ne radhet e shqiptareve miratimi i nje ligji nga Mali i Zi qe kufizon menyren e perdorimit te simboleve dhe flamurit shqiptar. Kryeministri theksoi se e kishte diskutuar kete ceshtje me autoritetet malazeze dhe se ishte i mendimit se nje shtet kishte rregullat e tij per simbolet por individet ishin te lire te perdornin cfare simboli te donin. Ne institucionet publike cdo vend rregullon me ligj perdorimin e simboleve edhe vendet me te lira ne bote e kane rregullin e tyre. Per qytetaret dua te jem shume i sinqerte ne menyren me miqesore theksoj se shteti nuk duhet te kete asnje lloj preokupimi dhe problemi me cfare simbolesh preferojne apo pelqejne ata deklaroi Berisha per kete ceshtje.