Berisha kujton 6 milionë viktimat e racizmit nazist
Kryeministri i vendit Sali Berisha, me anë të një deklarate zyrtare reagon në përkujtim të Ditës së Holokaustit, ndërsa citon se sot nderohen mbi 6 milionë viktima me origjinë hebreje.
Kryeministri thekson se shqiptarët përulen me respekt të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshme të Holokaustit. Kreu i qeverisë vuri në dukje ndjenjën e mirënjohjes ndaj paraardhësve, të cilët bënë që kombi shqiptar jo vetëm të mos marrë pjesë në Holokaust, por përkundrazi Shqipëria u shndërrua në një strehë e sigurtë për hebrenjtë që ndiqeshin nga bisha naziste.
Sot, kombet e lira në mbarë botën, në ditën e Holokaustit, nderojnë kujtimin e mbi 6 milionë viktimave me origjine hebre, fëmijë, djem, vajza, burra, gra, të moshuar që humbën jetën në rracizmin dhe urrejtjen njerëzore të kryer nga nazistet gjatë luftës së Dytë Botërore. Kjo kasapanë e makinerisë se perbindshme të çfarrosjes në masë, vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë etnike e fetare është sot një apel i fuqishëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën për të dënuar çdo formë dhune dhe urrejtje të rracizmit dhe çdo origjinë tjetër.