E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ligj te posacem per hetimet e Dik Martit

Mberrin ne Tirane Kryeprokurori i EULEX-it

Hetimi per trafik organesh nga Task-Forca Speciale e BE-se nisur nga raporti i Dik Martit do te rregullohet shume shpejt me ligj. Ne takimin e djeshem mes Kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe Kryeprokurorit te Task-Forces Speciale hetimore ambasadorit Clint Williamson i cili drejton hetimet e EULEX-it eshte rene dakord per institucionalizimin e bashkepunimit dhe rregullimin me ligj te tij. Zyra e shtypit e Kryeministrise njofton se nga ana e tij Berisha u shpreh plotesisht dakord me institucionalizimin e bashkepunimit midis autoriteteve shqiptare dhe EULEX-it. Pala shqiptare ka shprehur gatishmerine e plote qe te nenshkruhet sa me shpejt nje marreveshje apo te adoptohet legjislacioni i nevojshem per krijimin e nje kornize ligjore te plote e te qarte e cila qe do ti siguroje EULEX-it zbatimin e plote te mandatit te tij ne hetimin e gjithanshem te pretendimeve te raportit te Dik Martit. Ne permbushje te ketij angazhimi eshte ecur me tej duke i hapur rruge punes per hartimin e kesaj kornize ligjore. Po dje ambasadori Williamson eshte takuar edhe me numrin dy te qeverise ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Sikunder edhe ne takimin me Kryeministrin edhe nga Haxhinasto eshte konfirmuar mbeshtetja e plote e autoriteteve shqiptare per ate qe sipas Haxhinastos eshte i vetmi organ zyrtar qe ka juridiksionin aftesine dhe kapacitetet e duhura per te hetuar lidhur me ceshtjet e ngritura ne raport. Kjo eshte hera e dyte qe akuza per trafik organesh nga UK gjate kohes se luftes se Kosoves sjell ne Shqiperi hetimet e komunitetit nderkombetar. Fillimisht ishte Prokurorja e Hages Karla del Ponte ajo qe provokoi procesin hetimor ne qender te te cilit u vu ne diskutim integriteti moral i luftes se UK-se. Hetimi i tanishem pason raportin e Dik Martit ish-anetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›