Basha zhvishet nga imuniteti i deputetit
Javen e ardhshme, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, nuk do te kete me imunitet dhe do te ndiqet penalisht per tenderin e rruges Durres-Kukes. Unanimisht, Keshilli per Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetet vendosi qe te zhveshe, me 26 dhjetor, Bashen nga imuniteti qe i jep statusi i deputetit per t'ju nenshtruar hetimeve te hollesishme. "Me unanimitet vendosim te miratojme raportin e keshillit t'i rekomandojme Kuvendit te votoje pro dhenies se autorizimit per ndjekje penale ndaj deputetit Lulzim Basha", tha Topalli. Po me konsensus, keshilli vendosi dhe nje standard te ri. Per cdo kerkese qe Prokuroria do te beje ndaj deputeteve per heqje imuniteti per hetim per korrupsion, automatikisht keshilli do e pranoje. Qofte kjo per deputete te majte apo te djathte. "Ta vendosim bashke si kriter, qe cdo kerkese e prokurorise qe do vije, ne ta miratojme", propozoi Kryetarja, duke marre konsensusin e te gjithe anetareve. Gjate mbledhjes se djeshme, anetaret debatuan mbi permbajtjen e raportit. Deputetet e mazhorances, ndonese jane pro heqjes se imunitetit, vleresojne se kerkesa e prokurorise per ndjekje penale te Lulzim Bashes eshte e pabazuar ne fakte, shkel Kushtetuten dhe e paargumentuar. Ne raportin perfundimtar, qe do te votohet te merkuren ne Kuvend, per heqjen e imunitetit te Lulzim Bashes, u perfshine dhe shtesat e socialistit Koci