E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me 2008 ndahemi me Berishen"

Opozita paralajmeron ndryshimin e lidershipit te vendit brenda vitit 2008. "Viti 2008 do jete vit vendimtar per ta ndare Shqiperine nje here e mire me tranzicionin, me erresiren, me etjen, me varferine dhe me Sali Berishen". Ky ishte mesazhi i percjelle dje per protestuesit e shumte ne sheshin "Skenderbej", nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Nisur pikerisht nga synimi i kesaj proteste qytetare, drejtuesit e majte perzgjodhen te shprehnin, gjate fjales se tyre, vec kritikave ndaj qeverisjes aktuale dhe ate cfare synojne te bejne me tej keto forca politike. Njekohesisht, perpos ketij mesazhi mjaft domethenes, per pjesemarresit ne kete proteste ishte dhe apeli i ardhur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili per here te pare ka artikuluar dhe sloganin drejt arritjes se ketij objektivi, Bashkimin e Ri. "Bej thirrje per nje Bashkim te Ri. Ftoj te gjithe njerezit e thjeshte e te ndershem te ketij vendi qe ta refuzojme, permes nje Bashkimi te Ri, Politiken e Vjeter, e cila ne te vertete s'eshte as e majte e as e djathte, po e pashpirt, e paditur dhe e korruptuar", theksoi Rama gjate fjales se tij.

Opozita e bashkuar iu drejtua dje sheshit "Skenderbej" per te protestuar kunder kesaj keqqeverisjeje. "Per ty Atdhe" ishin tingujt, me te cilin opozita e bashkuar startoi kete proteste, ku nuk ishin te pakte simpatizantet, perkrahesit e te majtes, por dhe perfaqesuesit e shtresave te ndryshme te shoqerise. Pankarta te shumta dhe mjaft kritike e akuzuese ndaj qeverisjes aktuale ishin zgjedhur nga organizatoret e kesaj proteste per te percuar zerin shqetesues te protestuesve dhe te gjithe shoqerise civile. Nderkohe qe thirrjet e lidereve te majte per bashkim mes te gjithe shqiptareve kunder qeverise "Berisha", ishin kryefjala e kesaj proteste, e cila pritet te vijoje dite pas dite dhe ne te gjithe vendin. Per kryetarin e Partise Demokracia Sociale, kjo proteste paqesore dhe demokratike eshte kartolina me e bukur qe opozita e bashkuar po i dhuron Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij per Vitin e Ri. Sipas kreut socialdemokrat, Skender Gjinushi, kjo proteste dha mundesine "per te shprehur revolten, protesten dhe indinjaten qytetare ndaj qeverisjes aktuale. Te shprehni zhgenjimin ndaj qeverise me te paafte, me mashtruese dhe me te korruptuar ne keto 17 vjet".

Por, duke mos kursyer kritikat ndaj Kryeministrit Berisha dhe ndaj paraardhesit te tij Nano, kreu Rama nuk vonoi te leshonte nje tjeter akuze ndaj tyre. Keshtu, duke kerkuar nje bashkim te ri mes shqiptareve dhe shkeputjen nga politika e vjeter, Rama vleresoi se "kjo eshte Shqiperia e Politikes se Vjeter, Shqiperia e Sali Berishes dhe e Fatos Nanos, Shqiperia e Presidentit te dale nga shitblerja e mandateve te popullit, Shqiperia e Parlamentit te dale nga shitblerja e votave te popullit, Shqiperia e Qeverise se dale nga shitblerja e deputeteve te popullit". Cka nderpret perfundimisht shpresat e ish-kreut socialist dhe mbeshtetesve te tij per t'u imponuar ne mbledhjen e sotme te Asamblese se PS qe zhvillohet ne Shkoder me promemorien e tyre.

Parullat
Qeveria e mashtrimit
Qeveria kunder vlerave intelektuale
Qeveri e erresires
Duam pune
Duam drita, duam uje
Ndal diktatures se korrupsionit
Kur do i lani duart z.Berisha
Qeverisja e korruptuar drejt fundit
Qeveria e uzurpimit te institucioneve
Shqiperia vendi me i varfer ne Evrope
Ku po na con pa pune, pa drita?
Berisha ku jane premtimet tuaja?
Berisha na le te jetojme si qytetare te lire

Edi Rama, Partia Socialiste
"Sot une jam ketu per te bere thirrje per nje Bashkim te Ri. Per Shqiperine dhe fatin tone te perbashket, qe eshte pertej te majtes e se djathtes. Jam ketu per t'i ftuar te gjithe njerezit e thjeshte e te ndershem te ketij vendi, qe ta refuzojme, permes nje Bashkimi te Ri, Politiken e Vjeter, e cila ne te vertete s'eshte as e majte e as e djathte, po e pashpirt, e paditur dhe e korruptuar".
Ilir Meta, Levizja Socialiste per Integrim
"Nuk jam shume i bindur ne urimin tim, pavaresisht se duam te kemi nje vit te mbare, se vit te mbare me nje qeveri te mbrapshte eshte e veshtire qe te kete per shumicen e shqiptareve, por une jam i bindur qe viti 2008 do jete vit vendimtar per ta ndare Shqiperine nje here e mire me tranzicionin, me erresiren, me etjen, me varferine dhe me Sali Berishen", tha kreu i LSI, Meta.
Skender Gjinushi, Partia Socialdemokrate
"Te gjithe sot e kane kuptuar se me nje shumice tjeter me nje qeveri tjeter dhe kryeminister normal Shqiperia do siguronte ritme me te larta zhvillimi. Kete mund ta beje vetem e majta, nje qeverisje e te majtes se re te ndryshuar dhe te bashkuar qe di te perqafoje dhe te zbatoje nje politike dhe te zbatoje nje program te ri. Te majte e te djathte e kane kuptuar gabimin e 2005, e kane kuptuar se forca reale jeni ju".
Neritan Ceka, Aleanca Demokratike
"Ky miting do te mbahet mend gjate, qe u be ne fund te vitit, qe pate opoziten e bashkuar, do mbahet mend qe nxori ne shesh kaq shume qytetare per te na nxitur e bashkuar. Qe sot ditet e kesaj qeverie do numerohen se prapthi. Dua t'ju uroj gezuar festat e fundvitit, gezuar nje qeveri tuajen, gezuar nje Shqiperi evropiane", ka qene deklarata e Presidentit te PAD, Neritan Ceka, ne mitingun e opozites.
Paskal Milo, Demokracia Sociale
"Ky miting i madh, kjo proteste paqesore dhe demokratike eshte kartolina me e bukur qe opozita e bashkuar po i dhuron Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij per Vitin e Ri, eshte kartolina e nenshkruar nga qindra e mijera pensioniste, nga te gjithe ata njerez qe aspirojne qe sot te kishin nje Shqiperi demokratike, me prosperitet qe shkon e sigurt ne integrimin ne NATO e BE".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›