Basha:Jo pengesa në numërim.Fitorja merr trajtë
TIRANË- Kandidati i Aleancës për qytetarin, për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përsëritur apelin për vazhdimin pa pengesë të procesit të numërimit, duke inkurajuar komisionerët.
Numëruesit të ecin përpara, pa pengesa dhe vonesa. E rëndësishme është që ky proces të jetë i tillë, me të cilin Tirana dhe kryeqytetasit të krenohet para syve të mbarë botës- tha Basha, gjate nje deklarate dhene gjate paradites nga selia e PD-se.
Sipas tij, fitorja e shumë pritur po merr trajtë anembanë qytetit. Dua të përsëris vendosmërinë për të respektuar deri votën e fundit të cdo qytetari dhe rezultatin e dalë prej saj- tha ai.