Dita e Evropës/Shefi i delegacionit të BE, Sequi: Mbetemi të angazhuar për Shqipërinë
Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi, deklaroi dje se “BE, ka qenë, është dhe mbetet gjithmonë i angazhuar për Shqipërinë dhe në Shqipëri”- ndërsa vuri në dukje se “vizioni dhe angazhimi për integrimin në BE, janë përgjegjësi e Shqipërisë”. Gjatë pritjes së organizuar me rastin e 9 majit, Ditës së Europës , merrnin pjesë Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Pasi përshëndeti të gjithë të ftuarit në gjuhën shqipe, Sequi shprehu besimin se “për integrimin do të mobilizohen të gjitha energjitë, që ekzistojnë në këtë vend që të bëhet realitet objektivi jonë i përbashkët, integrimi në BE”. “Kam besim që ky proces do të realizohet dhe do të jetë angazhim i përbashkët i Shqipërisë dhe Europës”. Në ceremoni mori pjesë dhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
...