Basha: Durim deri në numërimin e votës së fundit
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha u kërkoi mbështetësve të tij të bëjnë durim deri në numërimin e votës së fundit. Në një konferencë për shtyp Basha theksoi se tashmë fitorja e shumëpritur po merr trajtë në të gjithë vendin.
"Duhet respektuar procesi i numërimit. Procesi duhet të vazhdojë qetësisht dhe Tirana dhe qytetarët e saj duhet të krenohen para syve të mbarë botës", tha Basha.
Kjo ishte deklarata e parë e Bashës gjatë ditës së sotme, deklaratë e cila u prit me duartrokitje nga mbështetësit e Partisë Demokratike.