E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Kthim të hapësirave të gjelbërta për qytetarët

Bashkia e Tiranës ka nisur sot rikonstruksionin e lulishtes pas Pallatit të Kulturës. Në një pronocim për mediat kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka cilësuar këtë projekt vazhdim të nismës së bashkisë për gjelbërimin e kryeqytetit.

Basha e ka cilësuar këtë projekt një hap të vogël për t`i kthyer qytetarëve cilësinë e jetesës, por që do të vijojë me të tjera nisma të rëndësishme.

“Hapa të tilla janë të vegjël por domethënës për të krijuar hapësira çlodhëse dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Të rikthejmë gjelbërimin dhe të kthejmë më shumë hapësira gjelbërimi për qytetarët” ka shtuar Basha.

Sipas Bashës projekti për rikonstruksionin e lulishtes është provizor dhe parashikon rikthimin e gjelbërimit në këtë pjesë të qendrës së kryeqytetit.

“Projektet të mëdha po hartohen në sajë të planit urbanistik. Ne do ecim me hapa të vegjël, por domethëns për të kryer punime edhe në zona të tjera të Tiranës, ku ne mund të rikthejmë gjelbërimin dhe të risjellim hapësira të gjelbërta” ka theksuar më tej Basha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›