E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha,hidhet shorti për trupin gjykues

Gjykata e Lartë do të mblidhet sot për të vendosur për mënyrën e hedhjes së shortit për dosjen Durrës-Kukës, për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtorin juridik të këtij institucioni, Andi Toma, të cilët dyshohen për keqmenaxhim të fondeve të Rrëshen-Kalimash, pjesë e rugës Durrës-Kukës. Pritej që shorti të hidhej për ditën e djeshme, por për faktin se Lulzim Basha mban postin e ministrit të Jashtëm, është vendosur që më parë të diskutohet për mënyrën e hedhjes së shortit. Dosja "Durrës-Kukës" u dorëzua në Gjykatën e Lartë për gjykim më 5 dhjetor 2008, pas më shumë se 17 muaj hetimi. Lulzim Basha akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Transporteve. Për abuzime me fondet u hetuan dhe ish-zv/ministri i Transporteve dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›