Ligji për dosjet, debate të ashpra midis PD-së dhe PS-së

Debate të ashpra kanë shoqëruar sot diskutimin e Ligjit të Dosjeve në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e PS-së kanë debatuar me kundërshtarët e tyre lidhur me ligjin, të cilin e kanë konsideruar të njëanshëm. Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi kërkoi votimin e projektligjit të propozuar pasi sipas tij është pritur më shumë se gjashtë muaj për të vendosur konsensus. Ndërkohë deputeti i PS-së, Bashkim Fino kërkoi të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe bashkëkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa kërkoi ekspertizën e ligjit nga Komisioni Europian. Sipas tij nuk ka vullnet për të votuar ligjin, pasi sipas tij ligji është i njëanshëm. Pas debateve të ashpra opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që mazhoranca ka vazhduar diskutimin nen për nen.