Pranga guvernatorit të Ilinoisit. Tentoi të "shiste" vendin në Senat të Obamës
Guvernatori i Ilinoisit është
arrestuar dje për përpjekjen
e shitjes së vendit të mbetur vakant
në Senat të Barak Obamës
që më 4 nëntor fitoi votën
mbarëpopullore për t‘u bërë
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Bëhet fjalë për
një rast shpërthyes që ka hedhur
dritë në aferat korruptive të shtetit
ku ka shërbyer si senator
Barak Obama. Prokurorët e kanë
akuzuar Rod Blagojeviçin, guvernatorin
demokrat të dy mandateve,
për afera në lidhje me
"tregtimin" e vendit të lënë bosh
në Senat nga Obama pas
zgjedhjes së tij si President i vendit.
Duket se, sipas prokurorëve,
ai ka bërë një lloj ankandi për të
marrë çmimin më të lartë për
vendin e lënë bosh dhe për
prokurorët ky është një krim i
lartë korruptimi. Prokurori
amerikan, Patrick Fitzgerald, deklaroi
në një konferencë për shtyp
se prokurorët kanë deklaruar
se Presidenti i zgjedhur nuk ka
pasur asnjë lloj dijenie në lidhje
me përpjekjet e guvernatorit për
të shitur vendin e lënë bosh nga
ai. Blagojeviç është akuzuar,
gjithashtu, edhe me kërcënime të
paligjshme ndaj gazetës "Çikago
Tribune" që ndodhet aktualisht
në shitje që prej dy ditësh.
Kërcënimet ndaj pronarit të
gazetës ishin në lidhje me heqjen
ndaj saj të subvencioneve shtetërore
si ndëshkim ndaj disa
anëtarëve të bordit, të cilët i kishin
dalë kundër përmes disa artikujve.
Guvernatori i kishte
kërkuar pronarit të gazetës që t‘i
pushonte nga puna ata që i kishin
dalë kundër. Hetuesit federalë
ia kishin përgjuar telefonatat
Blagojeviçit dhe ishin çuditur
nga ato që kishin dëgjuar më pas.
Zëdhënësi i guvernatorit deklaroi
se zyra e tij nuk kishte ndonjë
koment të menjëhershëm për të
bërë në lidhje me akuzat, por
lëshoi një deklaratë në të cilën
thuhet se akuzat nuk kanë të
bëjmë me shërbimet apo funksionet
shtetërore të guvernatorit.
Por duket se çështja e guvernatorit
nuk është aq e thjeshtë dhe
një çështje që i takon korrupsionit
të një njeriu të vetëm. Rasti i tij
hedh dritë në një sistem të tërë
të korruptuar të përbërë nga
shumë anëtarë të përfshirë sigurisht
në shumë afera. Bëhet fjalë
për një skemë shumë të zgjeruar
me pjesëmarrjen edhe të figurave
të tjera të botës së politikës së Ilinoisit,
e veçanërisht të Çikagos.
arrestuar dje për përpjekjen
e shitjes së vendit të mbetur vakant
në Senat të Barak Obamës
që më 4 nëntor fitoi votën
mbarëpopullore për t‘u bërë
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Bëhet fjalë për
një rast shpërthyes që ka hedhur
dritë në aferat korruptive të shtetit
ku ka shërbyer si senator
Barak Obama. Prokurorët e kanë
akuzuar Rod Blagojeviçin, guvernatorin
demokrat të dy mandateve,
për afera në lidhje me
"tregtimin" e vendit të lënë bosh
në Senat nga Obama pas
zgjedhjes së tij si President i vendit.
Duket se, sipas prokurorëve,
ai ka bërë një lloj ankandi për të
marrë çmimin më të lartë për
vendin e lënë bosh dhe për
prokurorët ky është një krim i
lartë korruptimi. Prokurori
amerikan, Patrick Fitzgerald, deklaroi
në një konferencë për shtyp
se prokurorët kanë deklaruar
se Presidenti i zgjedhur nuk ka
pasur asnjë lloj dijenie në lidhje
me përpjekjet e guvernatorit për
të shitur vendin e lënë bosh nga
ai. Blagojeviç është akuzuar,
gjithashtu, edhe me kërcënime të
paligjshme ndaj gazetës "Çikago
Tribune" që ndodhet aktualisht
në shitje që prej dy ditësh.
Kërcënimet ndaj pronarit të
gazetës ishin në lidhje me heqjen
ndaj saj të subvencioneve shtetërore
si ndëshkim ndaj disa
anëtarëve të bordit, të cilët i kishin
dalë kundër përmes disa artikujve.
Guvernatori i kishte
kërkuar pronarit të gazetës që t‘i
pushonte nga puna ata që i kishin
dalë kundër. Hetuesit federalë
ia kishin përgjuar telefonatat
Blagojeviçit dhe ishin çuditur
nga ato që kishin dëgjuar më pas.
Zëdhënësi i guvernatorit deklaroi
se zyra e tij nuk kishte ndonjë
koment të menjëhershëm për të
bërë në lidhje me akuzat, por
lëshoi një deklaratë në të cilën
thuhet se akuzat nuk kanë të
bëjmë me shërbimet apo funksionet
shtetërore të guvernatorit.
Por duket se çështja e guvernatorit
nuk është aq e thjeshtë dhe
një çështje që i takon korrupsionit
të një njeriu të vetëm. Rasti i tij
hedh dritë në një sistem të tërë
të korruptuar të përbërë nga
shumë anëtarë të përfshirë sigurisht
në shumë afera. Bëhet fjalë
për një skemë shumë të zgjeruar
me pjesëmarrjen edhe të figurave
të tjera të botës së politikës së Ilinoisit,
e veçanërisht të Çikagos.