E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, policia jep emrat e terroristëve të Mumbait

Autoritetet indiane kanë publikuar
emrat, ose pseudonimet
e nëntë militantëve të dyshuar
për masakrën e pak javëve më
parë në Mumbai të Indisë. Dje,
janë publikuar fotografitë e tetë
personave të djegur në luftime.
Sipas burimeve të policisë, ata
janë të gjithë pakistanezë. Sulmi
që nisi më 26 nëntor, mori
jetën e 170 personave. India
ka fajësuar që në ditën e parë
Pakistanin për një tragjedi të
tillë dhe të dyja vendet janë
ndodhur më pranë se kurrë
luftës mes njëri-tjetrit. Mosha
e personave të përfshirë në
këtë trazirë ishte nga 20 deri
28 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›