Bashar Al Asad, pranon planin e Ligës Arabe

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad pranoi planin udhërrëfyes të Ligës Arabe, për t`i dhënë fund dhunës në vend.
I përbërë nga katër pika, plani parashikon ndër të tjera edhe hapjen e vendit për vëzhguesit e Ligës Arabe dhe Mediave Ndërkombëtare.
Deklarata u bë pasi zyrtarët e Ligës Arabe u takuan në Kajro për të negociuar gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e trazuar në Siri.
Marrëveshja e arritur parashikon fundin e menjëhershëm të dhunës dhe zmbrapsjen e tankeve nga rrugët, për t’i dhënë garanci njerëzve, përpara se të nisë dialogu kombëtar.
Prej 15 Marsit deri më sot, të pakten 3000 persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.