E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ocampo:Saif Gadafi mund të arratiset

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Luis Moreno Ocampo tha se djali i Muamar Gadafit, Saif el-Islam mund të jetë duke u përpjekur të largohet nga Libia me ndihmën e mercenarëve.

Në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ocampo u bëri thirrje vendeve të tjera të prishin një plan të tillë.

Gjykata ka qenë duke u përpjekur të negociojë dorëzimin e 39-vjeçarit el-Islam, i cili është në kërkim për krime lufte.

Zoti Ocampo tha gjithashtu, se ata ishin duke shqyrtuar akuzat që e lidhin atë me sulmet kundër forcave të NATO-s.

Ai tha se ata do të shqyrtojnë krimet e pretenduara, për të gjitha palët e përfshira, “të paanshëm dhe të pavarur".

Saif al-Islam, i cili dikur supozohej si pasardhës i ish-udhëheqësit libian, Gadafit, qëndron i fshehur prej muajsh dhe destinacioni i arratisjes tij mund të jetë Nigeria .

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, ka zhvilluar bisedime me ndërmjetës për të siguruar arrestimin e tij, që pas vdekjes së Gadafit më 20 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›