E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashar Al-Assad nuk ka vdekur

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad është gjallë, ndërsa njoftimet e mediave mbi vdekjen e tij janë "absurditet i plotë". Për këtë iu njoftua nëpërmjet lidhjes telefonike Agjencisë informative ITAR-TASS nga një burim anonim në rrethin e ngushtë të Bashar Al-Assad.

Më parë, Ambasada e Sirisë në Moskë përgënjeshtroi gjithashtu njoftimet mbi vdekjen e Presidentit. "Informacioni nuk është i vërtetësishëm", - siguruan në Ambasadë.

Supozohet se gazetarët kanë ngatërruar Presidentin Bashar Al-Assad me Komandantin e Ushtrisë së Lirë Siriane, Riad al-Assad, i cili ka marrë sot plagë të rënda gjatë atentatit ndaj jetës së tij. Megjithatë nuk ka ende informacion në lidhje me vdekjen e tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›