E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku priti studentë nga Londra

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot, për një vizitë qëndruan një grup studentësh të Universitetit “Durham” nga Anglia. Studentët i priti ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili me këtë rast, i njoftoi ata për historinë e shqiptarëve, për arritjet e përgjithshme të FSK-së, si dhe rishikimin e sektorit të sigurisë, për këtë vit.

Ministri Agim Çeku i njoftoi studentët me historikun e Kosovës dhe të popullit shqiptar deri në fillimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, shkruan Rtk.

Ministri shkurtimisht elaboroi edhe zhvillimet e luftës së UÇK-së dhe rezultatet që solli ajo gjatë vitit 1997-1999. NATO –ja intervenoi dhe pas largimit të Serbisë, kemi pasur KFOR-in dhe UNMIK-un, ku misioni i tyre ishte të krijojnë një ambient paqe, ku të gjithë të larguarit të ktheheshin, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Më tej në komunikatë thuhet se: “Që nga viti 2008 Kosova ka shpallur Pavarësinë. Tani në Kosovë i kemi KFOR-in me një numër më të vogël ushtarësh. Përpara kemi shumë sfida, por jemi duke e vendosur vendin tonë në hartën politike botërore. NATO ja është pjesë e rëndësishme e historisë, por edhe e së ardhmes sonë.

Ministri i njoftoi edhe me FSK-në, i cili është një proces sipas Pakos së Ahtisarit, ku sipas saj, jemi të kufizuar në këtë drejtim, por Ahtisari ka cekur që këto kufizime, zgjasin 5 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 5 vjet bëhen në muajin qershor, dhe qysh tash jemi duke e bërë rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar, të kontribuojmë edhe ne në sigurimin e paqes rajonale.

Ky është vizioni i ynë për të ardhmen, ku përmes një prezantimi u njoftuan gjerësisht studentët e Universitetit “Durham” për të arriturat e përgjithshme të Ministrisë së FSK-se dhe të FSK-së. Interesimi i madh i studentëve për FSK-në, dhe të ardhmen e saj, u pa në pyetjet e shumta, që i parashtruan ministrit Agim Çeku”, përfundon komunikata./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›