Bashes I deshton fushata e montuar ne sheshe xhirimi
Debat I plot mes medieve dhe drejtuesve te PD per kasetat e Bashes
Mediat televizive kane hedhur poshte, propozimin e katër anëtarëve që I përkasin Partisë Demokratike në Bordin e Monitorimit të mediave për zgjedhjet te cilet sugjerojne qe televizionet të pranojnë kaseta të montuara nga vetë kandidatët dhe të rregullohet balanca mes kohës së kandidatëve në Tiranë. Sipas medieve KQZ-ja nuk duhet ta marrë në shqyrtim propozimin e 4 antërëve të BMM, kur në mbledhje nuk është i pranishëm edhe Bordi që ndan mendime të ndryshme për këtë çështje dhe ofron mendime të specializuara për çdo propozim që ka lidhje me mbulimet mediatike.
I gjithë propozimi në total është ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Bordi mund të bëjë propozime për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor në fund të fushatës elektorale, për tu pasur parasysh kur Kodi të rishikohet, por jo në mes të fushatës. Ndërhyrjet dhe ndryshimet në Kod nuk u pranuan nga KQZ-ja kur këtë e kërkuan subjekte zgjedhore dhe këto ndryshime nuk u miratuan as nga organizmat e tjerë ndërkombëtarë. E njëjta llogjikë duhet të funksionojë edhe në këtë rast që propozohen ndryshime.
Katër anëtarët e Bordit të Monitroimit janë: Basir Çollaku, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit,, Klarita Bajraktari gazetare e Rilindja Demokratike, Artur Bego zëvendës kryeredaktor i gazetës 55,Rexhep Polisi, gjithashtu i gazetës Rilindja Demokratike.
Kerkesa e Majlinda Bregut per mediet
Propozimi i katër anëtarëve vjen pas kërkesës që zëdhënësja e fushatës së PD, Znj. Majlinda Bregu i ka nisur më datë 19 prill televizionit Top Channel dhe për dijeni edhe BMM-së.
Në kërkesën e Znj. Bregu i kërkohet televizionit Top Channel që shpërndarja e kohës televizive të Partisë Demokratike brenda edicionit të lajmeve të këtij stacioni të jetë përkatësisht, 60% për Partinë Demokratike dhe 40% për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Ndryshimi i vetëm që ka nga ky propozim ai i 4 antarëve të BMM është ndryshimi në raportet e përqindjes. Në propozimin e BMM kërkohet 70% për Partinë Demokratike dhe 30% për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Bazuar në rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR në fund të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2011, disa televizione u dërguan shkresa partive politike duke ju bërë të qartë se në këto zgjedhje nuk do të pranonin më kaseta filmike të pregatitura nga shtabet elektorale të kandidatëve, duke ju kërkuar drejtuesve të fushatës që tI lajmërojnë për takimet e kandidatëve në mënyrë që ato të ndiqen nga vetë reporterët e stacioneve.
Pergjigje e Top Channel eshte kategorike negative
Sipas përgjigjes që Top Channel i dërgoi Znj. Bregu dhe për dijeni edhe BMM-së, u bë e qartë se kërkesa për lajmërimin e aktiviteteve nga ana e shtabit elektoral të Z. Basha nuk është marrë parasysh dhe redaksia jo vetëm e këtij televizioni por edhe e disa televizioneve të tjera nuk lajmërohet për axhendën e takimeve të kandidatit Basha dhe televizioneve ju është sugjeruar që të përdorin kasetat filmike të bëra gati nga shtabi i Z. Basha. Madje në datën 15 prill, grupi I xhirimit të Top Channel i është ndaluar filmimi i aktivitetit elektoral të Z. Basha me banorë të njësisë bashkiake Nr. 5
Për të gjitha këto arsye propozimi i katër antarëve të BMM është presion që i bëhet medias së lirë për të transmetuar kasetat filmike të pregatitura më parë nga shtabet elektorale të kandidatëve, propozim që bie ndesh me principet bazë të fjalës së lirë, saktësisë dhe raportimit të pavarur, objektiv e të ndershëm.



