E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Kombinat, një person provokon mbështetësit e PS-së

Një incident është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet ndërsa Partia Socialiste ishte duke zhvilluar një protestë në njësinë bashkiake numër 6 në Tiranë.
 

Deputetë të PS-jë janë fyer nga një person ndërsa kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e mbështetësve të PS-së të cilët janë përleshur me të.
 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bërë të mundur shoqërimin e personit i cili provokoi incidentin.
 

Ndërkohë Partia Socialiste ka protestuar sot para njësisë bashkiake numër 6 për manipulimet që sipas saj janë bërë me listat zgjedhore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›