E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mazhoranca po bën fushatë presionesh

Kryetari i PS-së Edi Rama ka prezantuar sot në qytetin e Përmetit kandidatin e koalicionit “aleanca për të ardhmen” Gilbert Jaçe. Në fjalën e tij kreu i opozitës ka akuzuar mazhorancën se po bën një fushatë presionesh duke kërcënuar nënpunësit për të votuar për Partinë Demokratike.
 

“PD-ja po bën një fushat presionesh, të turpshme të patolerueshme anembanë Shqipërisë. Në 8 maj është dita për të votuar jo vetëm për zgjedhjen më të mrië por edhe për të çliruar, mësuesit, mjekët, nënpunësit prej kthetrave e një regjimi i cili duhet të marrë një mesazh të mirë “kurrë më”. Kurrë më mjekë të kërcënuar për të menduar siç do parita në pushtet. Kurrë më nënpunës të kërcënuar për tu vendosur në rresht të qeverisë”theksoi Rama.

Gjithashtu kreu i PS-së Rama i bëri thirrje qytetarëve që në 8 maj si në një demonstratë popullore të refuzojnë një regjim i cili sipas tij i ka grabitur çdo ditë dhe të votojnë për një të atdhe kur për secilin të ketë mundësi për punë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›