Bashka e Tiranes fiton buxhetin, LSI-ja hesht
Edhe pse procesi i votimit në mbledhjen e kaluar të Këshillit është lënë përgjysmë, kete radhe LSI ka heshtur duke legjitimuar kështu vendimin, ndërsa demokratët kanë braktisur mbledhjen.
TIRANE-Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka lënë të mirëqenë vendimin e datës 3 shkurt për buxhetin e vitit 2009, duke e quajtur këtë votim të rregullt, edhe pse procesi i votimit në mbledhjen e kaluar të Këshillit është lënë përgjysmë. Ndryshe nga mbledhja e muajit shkurt LSI ka heshtur duke legjitimuar kështu vendimin, ndërsa demokratët kanë braktisur mbledhjen. Pas largimit nga mbledhja e anëtarëve të Partisë Demokratike, Këshilli bëri një pushim më shumë se 30 minuta, pasi anëtarët e pranishëm nuk plotësonin numrin e duhur për kuorumin e mbledhjes. Por, me ardhjen e katër anëtarëve të tjerë, dy të PS-së dhe Eneida Tarifa e LSI-së e Gerond Selenica i PDK-së, mbledhja rinisi sërish. Drafti financiar i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, këtë mbledhje nuk i është nënshtruar votimit, për arsye se Këshilli Bashkiak e ka konsideruar të vlefshëm votimin e datës 3 shkurt.
Gjatë kësaj mbledhje, veç çështjes së buxhetit janë diskutuar edhe disa projektvendime të tjera, të cilat janë: projektvendim "Mbi miratimin e rregullores, "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në qytetin e Tiranës", projektvendim për "Caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi të qytetit të Tiranës", projektvendim për "Një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20, datë 26.04.2002 mbi "Financimin e kuotës së anëtarësimit të qytetit të Tiranës në Shoqatën Botërore të Kryeqyteteve Frankofone" si dhe dy vendim për emërtime të reja në strukturën e Bashkisë dhe të ndërmarrjeve në varësi. Këto vendime janë miratuar "pro" nga 29 anë-tarët prezent në mbledhje, dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë pas zbardhjes së vendimeve nga prefekti i Tiranës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)