Berisha: Do krijojmë klimë të favorshme për investitorët
Në turin “Shqipëria po Ndryshon”, kryeministri Sali Berisha ka qenë në Lezhë për vendosjen e tullës së parë në fabrikën e çimentos. Berisha është shprehur se është detyrimi kryesor i qeverisë për të krijuar një klimë favorizuese për investimet e huaja.
LEZHE- Në turin e tij “Shqipëria po Ndryshon”, kryeministri i vendit Sali Bersha ka qenë i pranishëm në Lezhë për vendosjen e tullës së parë në fabrikën e çimentos “Kolacem Albania” që po ndërtohet në komunën e Balldrenit nga investitorë italian. Kryeministri Berisha është shprehur se është detyrimi kryesor i qeverisë për të krijuar një klimë favorizuese për investimet e huaja.
Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:se “kjo është dëshmi e një ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, së pari, për përpjekjet e jashtëzakonshme që qeveria ime ka bërë për krijimin e klimës sa më të favorshme për biznesin. Por nga ana tjetër, dua të theksoj se, ky është një rezultat i politikave të drejta ekonomike që ka ndjekur kjo qeveri”- tha Berisha
Ndër të tjera Berisha shtoi se “Shqipëria nuk ka thjesht nevojë, por ka uri për çimento. Shqipërisë do t’i duhen shumë milionë tonë çimento në vit. Në këtë vend është një rrjet rrugor i tëri për t’u rindërtuar, me këtë dëshirë të madhe që keni për tu asistuar nga inestitorë të huaj. Ju keni portin i cili do të shndërrohet një nga portrt më të mëdha të Adriatikut në funksion të Kosovës”- tha kryeministri.
Presidenti i firmës “Kolacem” Giovani Koljakovo është shprehur se tashmë është detyra e tyre për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët për të realizuar një bashkëpunim brenda të gjitha standardeve.
Shqipëria do të jetë kantieri i ndërtimit në Ballkan, duke e kapur kohën e humbur deri më tani ka vijuar më tej kryeministri Berisha, duke shtuar se janë me mijëra kilometra rrugë për tu ndërtuar. Pyetjes së bërë kreut të ekzekutivit nga televizioni “News24” Se çfarë do të bëhet lidhur me dëmshpërblimet të kërkuar në protestën e zhvilluar një ditë më parë banorët që jetojnë në krahë të autostradës Fushë Krujë- Milot, kreu i ekzekutivit deklaroi, “jemi këtu për një investim ndër më të mëdhenjtë në historinë e vendit, një gjë është e sigurtë se kjo qeveri trajton me seriozitet çdo problem”- përfundoi Berisha. (a.r/news24/balkanweb)