E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton vajzën që kreu transplantin e parë

Është vizituar sot nga kryeministri Berisha, vajza 18 vjeçare e cila pak ditë më parë kreu operacionin e transplantin të veshkave i cili ishte dhe i pari për vendin tonë. Ky operacion u arrit në bashkëpunim me homologët italian në bazë të programit “Interreg 3” 

TIRANE- Mitilda Gode 18 vjeçarja që iu nënshtrua pak ditë më parë të parit transpant të veshkave në Shqipëri është vizituar nga kryeministri Berisha. I shoqëruar edhe nga ministria e Shëndetësisë Anila Gode dhe nga ekipi i mjekëve që kryen operacionin. Berisha është njohur nga afër me gjendjen shëndetësore të vajzës dhe të atit të saj që ishte dhuruesi i veshkës.Kryeministri është shprehur i kënaqur për përfundimin me sukses të transpantit, ndërsa e ka cilësuar të shkëlqyer punën e mjekëve që realizuan operacionin. Njëkohësisht kreu i qeverisë e ka vënë theksin ne shërbimin e hemodializës, duke garantuar se janë duke u marrë masat që hemodializa tu ofrohet të gjithë pacientëve.
Transplanti i veshkës për 18 vjeçaren Mitilda Gode u realizua pak ditë më parë dhe erdhi si një bashkëpunim mes një ekipi me mjekë shqiptarë e italianë në kuadër të programit “Intereg 3”. Kjo ndërhyrje e parë kirurgjikale zgjati mbi katër orë duke i hapur kështu rrugën të tjera ndërhyrjeve të këtij lloji në vendin tonë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›