“Bashkë Fitojmë”, Këlliçi e 60 kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarë regjistrohen në KQZ me vulën e PL

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka depozituar mesnatën e së hënës listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas listës Berisha ka marrë shumicën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, i ndjekur më pas nga Meta me 240 kandidatë, PBDNJ-ja me 20 kandidatë dhe Partia Demokristiane me 6 kandidatë.
Kërkesa për regjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës dhe lista me emrat e 62 kandidatëve për këshillin bashkiak mban firmën e Endrit Braimllari.
Kandidatura e Këlliçit doli nga kandidatët e Primareve por “Rithemelimi” mbeti jashtë zgjedhjeve pasi ankimimet e Berishës u rrëzuan në KAS dhe Kolegj Zgjedhor dhe vendosën që PD me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj të ishte subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit.
Do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos, – kandidat i PD-së – përmes koalicionit të Berishës dhe Metës.
Lista për Tiranën udhëhiqet nga mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidati i Rithemelimit që mori pjesë në procesin e primareve për bashkinë e Tiranës. Ndërkohë në vendin e dytë është vendosur Silvia Caka nga Partia e Lirisë. Po nga Partia e Lirisë, është bërë pjesë e listave edhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, Floida Kërpaçi, Elona Guri e Ana Azizaj.
Pjesë e listës është bërë edhe avokati Genc Gjokutaj, apo gazetarja Beti Njuma.
Nga të djathtët janë edhe emrat që kandiduan në primare për Tiranën si aktori Julian Deda dhe Adriana Kalaja.
Ndërkohë, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë.
Listat për këshilltarët bashkiakë në Elbasanit kryesohet nga Blendi Himci, Durrësi kryesohet nga Ardian Muka, i cili ishte pjesë e garës së Primareve. Në Berat lista kryesohet nga Petrit Sinaj në Korçë Devis Osmani, Lushnje Klement Çela në Shkodër i pari i listës është Florjan Bjanku. Vihet re se në vend të dytë është ish deputetja Izmira Ulqinaku.
Lista e plotë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës:
- Ilir Alihmehmeti
- Silva Caka
- Endrit Braimllari
- Beti Njuma
- Arben Tafaj
- Florida Kërpaçi
- Tedi Blushi
- Ilda Dhuri
- Dorjan Teliti
- Ana Azizaj
- Artan Distafa
- Albana Kepi
- Jonathan Pano
- Eriona Bixha
- Genci Gjokutaj
- Keda Kaceli
- Fajton Bathorja
- Brunilda Paskali
- Blerdi Liçaj
- Endire Bushati
- Julian Deda
- Elona Dhima
- Luçian Qafoku
- Adriana Kalaja
- Bledar Marku
- Elona Guri
- Ardian Elezi
- Festime Serjani
- Gentian Kaprata
- Nasilda Shyti
- Artur Alstafa
- Ajshe Isha
- Artan Llanaj
- Esmeralda Demiraj
- Besmir Hoxha
- Rudina Kero
- Redhon Zefi
- Valdete Dashi
- Besford Dorezi
- Enkeleda Fejzo
- Emiljano Kapllani
- Brunilda Haxhiu
- Xhoel Nonaj
- Dave Marku
- Endrit Memia
- Iva Çarçiu
- Enkelejd Doda
- Viola Vrana
- Nikolin Çali
- Elda Mustafa
- Ermand Bajrami
- Anisa Ibra
- Darius Vishkurti
- Brunilda Salaj
- Adan Kaba
- Eva Metaj
- Dorel Memoçi
- Anxhela Lami
- Ergys Mollaymeri
- Enkeleda Hajderasi
- Artimis Peca
- Menada Bregu
Tirana Lista Keshill Kryetar by Rtsh Faqe on Scribd
/ rtsh.al /