Zgjedhjet e 14 majit, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Berishës për vendimin e KAS

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kërkohej pezullimi i regjistrimit të PD të drejtuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd të Alibeaj.
Vendimi është marrë sot (27 mars) nga Kolegji Zgjedhor dhe nuk mund të ankimohet. Kujtojmë se Sali Berisha ankimoi vendimit e KAS, i cili urdhëroi KQZ që të regjistrojë PD-në me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn në zgjedhje vendore të 14 majit.
Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me kryetar Enkelejd Alibeajn, pas vendimit të KAS, i cili rrëzoi vendimi e mëparshëm të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimi e saj pa plotësuar dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës. KAS vendosi që këto dokumentacione të plotësohen me firmën e kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj, që solli edhe regjistrimin e PD për garën elektorale.
/rtsh.al/