E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Bashkë Fitojmë” prezanton “transparenca.com”: Denonconi rastet e vjedhjes së votës

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka prezantuar platformën “transparenca.com”, ku fton qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet abuzive dhe të vjedhjes së votës.

Platforma u prezantua nga Ivi Kaso, Albana Vokshi dhe Floriana Garo, të cilët prezantuan edhe mënyrën se si qytetarët mund të denoncimin në këtë platformë duke iu ruajtur anonimati.

“Interesi për të denoncuar ka qenë i lartë dhe me platformën ia kemi bërë edhe më të lehtë qytetarëve. Sigurojmë anonimatin e qytetarëve që denoncojnë rastet. T’i japim fund partisë-shtet që Rama ka ngritur në këto 10 vite. Denonconi çdo rast të vjedhjes së votës”, tha Vokshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›