E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë do të ecim drejt integrimit në BE

16-06-2013 / Gazeta 55

Në Krumë, Berisha fton socialistët t’i bashkohen platformës së zhvillimit

Pas mitingut madhështor në Bajram Curri, kryeministri Berisha dhe kandidatët për deputetë për qarkun e Kukësit kanë ndaluar edhe në qendrën e Hasit, qytetin e Krumës. Kryeministri ka ftuar hasianët dhe mbarë banorët e Qarkut të Kukësit, të angazhohen maksimalisht këto ditë të fundit të fushatës elektorale për të bindur çdo qytetar për t’iu bashkangjitur PD dhe alternativës së saj. “Pak vite më parë në këtë shesh premtova heqjen e vizave dhe sot lëvizim të lirë. Ne u angazhuam drejt Europës, merituam statusin kandidat të cilin na e bllokoi një njeri por e detyruam t’i votojë ligjet dhe shumë shpejt statusin do ta marrim. Vite më parë rruga e kombit dhe tuneli i Kalimashit dukej një ëndërr e largët, por sot ato janë realitet. Entuziazmin e zjarrtë që keni për fitoren të bëjmë gjithçka këto 8 ditë që kanë mbetur për të bindur çdo banor të Hasit të vijë me ne, me alternativën tonë, alternativën e një infrastrukture moderne, shtimit të vendeve të punës, subvencionimin e fermave, të vinë me alternativën tonë për rritje të mëtejshme të rrogave dhe pensioneve, për ecjen përpara drejt integrimit në BE, të vinë me ne për të hequr vizat me SHBA, të vinë me ne për të hequr doganat me Kosovën. Kjo është alternativa jonë”- tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›