E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkë me 3.6 milionë shqiptarë, ja ku do të votojnë Rama, Berisha, Meta dhe krerët e shtetit

Bashkë me 3.6 milionë shqiptarë, ja ku do të votojnë

Krerët më të lartë të shtetit dhe disa nga politikanët më të rëndësishëm të vendit, të cilët votojnë në Tiranë, priti që paraditen e kësaj të diele t'u drejtohen kutive të votimit. Mes orës 09.00-10.00, siç kanë njoftuar zyrat për shtyp, ata do të shkojnë në qendrat e votimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, do u drejtohen kutive të votimit në Tiranë në orën 09.00 dhe pritet të japin mesazhet e tyre për qytetarët, që ata të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për demokracinë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të shkojë në orën 11:00 në qendrën e votimit në shkollën "Kushtrimi Lirisë", Njësia Administrative nr. 1 në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama do të votojnë në zonën e tyre të banimit në Surrel. Ata pritet të paraqiten në qendrën e votimit mes orës 09.00-09.30. Ndërsa, ish-kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, Liri Berisha do të votojnë pranë shkollës "Kosova".

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi do të votojnë në ambientet e Kopshti nr.31, në rrugën "Pjetër Bogdani". Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, do të votojë në orën 09.45 në Shkollën e Mesme Ekonomike, në Tiranë.

Ku votojnë kandidatët për Tiranë?

Kandidatët për Bashkinë e Tiranës pritet të votojnë pothuajse në të njëjtat orare si krerët e shtetit. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj do të votojë në orën 09.00, te Parku Olimpik, Zyrat e Agjencisë Parqeve dhe Rekreacionit.

Belind Këlliçi i koalicionit "Bashkë Fitojmë" do të votojë në Shkollën "Dora d'Istria" në orën 8.30. Kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori voton në orën 10:30 tek Liceu, ndërsa Roland Bejko pritet ta hedh votën në orën 11.00 në qendrën e votimit në shkollën "Gustav Mayer".

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›