E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan: Do të pranoj rezultatin

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan: Do të pranoj rezultatin

Të dielënT urqia i drejtohet gjithashtu kutive te votimit ne zgjedhjet për presidentin dhe parlamentin e ri.

Nga një popullsi totale prej gati 85 milionë banorësh, janë 60.9 milionë votues, përveç 3.2 milionë qytetarëve turq që kanë votuar tashmë jashtë vendit, me një pjesëmarrje rekord prej 52.6 për qind.

Qytetarëve turq u kërkohet të zgjedhin midis 32 partive, kryesisht të organizuara në koalicione, të cilat do të ndajnë 600 vendet në parlamentin turk.

Ndonëse sot është heshtje zgjedhore, presidenti Recep Tayip Erdogan ka dhënë një intervistë për mediet turke, duke deklaruar se do të pranojë rezultatin, cilido qoftë ai.

“Erdha në pushtet në një mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, do bëj atë që kërkon demokracia nga ne. Me këtë, Erdogan konfirmoi se do të pranojë çdo lloj rezultati të dalë nga kutitë e votimit.”- ka thënë Erdogan.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›