Akuza për shpërndarje ushqimesh në këmbim të votës, lirohen nga burgu tre punonjësit e Bashkisë Shkodër
Gjykata e Shkodrës ka liruar tre punonjësit e Bashkisë, të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor për mungesë provash.
Ergys Ivziku, drejtor i Arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj, specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Shkodrës, si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore, në këmbim të votës.
Mësohet se prokurorja Shqipnjola Milla kërkoi “detyrim paraqitje” per tre zyrtarët dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke liruar të tre shtetasit e më sipër.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
