Zgjedhjet lokale, Forcat e Armatosura marrin në mbrojtje godinat e ambasadave
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjeve vendore që do të mbahen nesër në 61 Bashki të vendit, Forcat e Armatosura kanë marrë në mbrojtje godinat e ambasadave dhe institucionet e tjera në Tiranë.
Këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor. Ndërsa një ditë më parë, Policia njoftoi masat e ndërmarra për për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
