Bashkë për hir të vampirëve

Filmi, me regji të Tim Burton, bën fjalë për historinë e një vampiri, të interpretuar nga Depp, që rizgjohet pas shumë kohësh dhe i duhet të përballet me një vampire, e cila dëshiron ta ketë të sajin me çdo kusht.
Aktori protagonist ishte i veshur me një kostum të zi, pa kravatë, me flokët pak të gjata dhe me syzet e tij legjendare me xham bojëqielli.
Në filmin në fjalë, që në kinematë e të gjithë botës do të dalë ditën e premte, pritet të mos mungojnë skenat komike, për të cilat producentët shprehen të bindur se do të argëtojnë shikuesit.
Në paradën e premierës ishin të pranishëm edhe këngëtari Steven Tyler, producenti i “Piratët e Karaibeve” Jerry Bruckheimer, regjisori Robert Rodriguez, aktorja Chloe Grace Mortiz, Michelle Pfeiffer, etj.
Historia e bashkëpunimit mes Depp dhe Burton nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Përpara sagës “Piratët e Karaibeve”, Burton duhet të luftonte për ta pasur aktorin në filmat e tij.
Ndërsa historia e “Dark Shadows”, filmi i tetë që aktori dhe regjisori bëjnë së bashku, ka lindur nga një ide e vetë Depp, i cili në cilësinë e producentit ftoi Burton për regjinë.