Bashkëbisedim i kryeministrit Berisha me operatorët turistikë të vendit

Kryeministri Berisha zgjodhi qytetin bregdetar te Durrësit për të zhvilluar një bashkëbisedim me pronare, menaxher hotelesh, restorantesh, operatore, drejtues te kompanive te mëdha turistike te vendit. Në një bashkëbisedim për më shumë se dy orë kryeministri dëgjoi vlerësimet, propozimet, mendimet, vërejtjet, kritikat, sugjerimet e tyre për zhvillimin e mëtejshëm te turizmit dhe formave te tij ne Shqipëri. Duke theksuar potencialin e madh turistik që ofron Shqipëria, kryeministri u shpreh se turizmi sot është shndërruar ne dege kryesore te ekonomisë ndërsa numri i turisteve dhe vizitoreve është rritur nga 300 mije qe ishin ne vitin 2004 ne 4.7 milionë ne vitin 2012 ndërkohë që të ardhurat nga ky sektor u rriten disa here, numri i te punësuarve kalon mbi 150 mije. Kryeministri theksoi se me uljen e TVSH-se, lehtësimet e reja fiskale dhe hartimin e projekteve te mëdha te zhvillimit te turizmit, synohet qe numri i turisteve dhe vizitoreve ne 4 vitet qe vijnë te rritet ne 7 milionë dhe numri i te punësuarve ne këtë fushe te rritet me 30%. Në takimin me operatorët turistikë të vendit, kryeministri tha se për katër vitet e ardhshme parashikohet një rritje prej rreth 45 mijë të punësuarish më shumë: “Turizmi është degë kryesore e ekonomisë dhe me potencialin më të madh të punësimit. Për ne, punësimi ka rëndësi të jashtëzakonshme.”
Në këtë takim, kryeministri Berisha pranoi kërkesën e bërë prej tyre për uljen e TVSH-së mbi disa shërbime turistike, përfshirë hotelet, pasi përvoja e vendeve të rajonit tregon për një “bum” turistik duke i bërë shërbimet dhe paketat më të lira për turistët: “Jam dakord dhe do të nisin diskutimet për ta ulur në nivelin minimal.”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri theksoi gjithashtu se shumë shpejt do të miratohet edhe një ligj tjetër që përjashton nga çdo taksë për 7 vjet të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Kryeministri garantoi operatorët turistikë dhe bizneset në tërësi për ruajtjen e politikës së taksave të ulëta: “Jemi dhe do të mbetemi qeverisje e taksave të ulta. Besojmë se paraja tek biznesi është më i vlefshëm për Shqipërinë sesa paraja në arkën e shtetit.”
Më poshtë bashkëbisedimi i plotë i kryeministrit me operatorët turistikë:
“Së pari, dëshiroj ju falënderoj me shumë mirënjohje për pranimin e ftesës dhe që erdhët në këtë takim debati për turizmin dhe zhvillimin e tij. Dua të theksoj se në qoftë se për të gjithë të tjerët e diela është pushim, për punonjësit e fushës së turizmit, e diela është një ditë pune intensive. Prandaj dhe unë zgjodha të dielën për ju.
Turizmi në ekonominë shqiptare është bërë një degë kryesore me rritjen me te shpejtë se në të gjithë degët e tjera. Ne çdo rrafsh që të analizosh Shqipërinë, gjen vetëm një përgjigje: Potenciali më i madh është potenciali turistik dhe pastaj vijnë potenciale të tjera zhvillimore te vendit.
Nga viti 2004 e deri më sot, Shqipëria ka patur rritjen më të shpejtë dhe më të fuqishme të numrit të vizitorëve dhe turistëve, nga 300 që ishin në vitin 2004 në 4,7 milion turistë në vitin 2012 që lamë pas. Qeveria është përpjekur shumë të ndjekë këto ritme shumë të shpejta të bumit turistik të vendit dhe në këtë hark kohor të shkurtër, ne kemi bërë përpjekjet më të mëdha për një infrastrukturë bazë të përshtatshme për turistët. Janë ndërtuar nga viti 2006 e deri më sot rreth 504 km rrugë të destibnacionit strikt vetëm turistik, nga këto 351 km rrugë që zbresin nga akset kombëtare direkt në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dhe 154 km janë rrugë, të cilat ecin drejt majave dhe destinacioneve të zonave të turizmit malor.
Ndërkohë, siç jeni të informuar janë në ndërtim e sipër 14 impiante te mëdha të përpunimit të ujërave të zeza, të cilët me inaugurimin e tyre do të bëjnë që ujërat e deteve dhe liqeneve tona të jenë më të pastrat e rajonit. Po bëhen përpjekje të mëdha për një sistem kanalizimesh të përshtatshme, sikundër është bërë master-plani i bregut Jonian dhe po punohet për një masterplan të zonave të tjera turistike bregdetare te vendit. Po punohet për një masterplan të zonave malore turistike të vendit. Në 4 vitet që vijnë, qeveria ka ndërmend, përveç të tjerash, të marrë përsipër hartimin e projekteve të mëdha turistike, për tua ofruar këto projekte kompanive dhe vendeve që kanë mundësi të mëdha financiare. Nuk kemi ecur në këtë praktikë deri më sot. Kjo do të jetë një praktikë e re, në të cilën ne do të angazhohemi për të hartuar me kompanitë më serioze në botë, projektet e zhvillimit të zonave më të bukura turistike të vendit.
Ne kemi ndjekur një politikë fiskale realisht shumë tolerante, nqs ndonjëri do të hedhe vështrimin tek të ardhurat që realizohen nga kjo dege kryesore e ekonomisë, ato janë larg asaj që realizon çdo vend tjetër, por kjo ka qenë një politike e qëllimshme sepse pjesa dërrmuese e turizmit dhe vizitorëve përballohet në kushte familjare, jo në kushte të hoteleve me shumë yje, gjë e cila na ka bërë ne të lejojmë ecjen dhe të mos jemi dorështrënguar ndaj këtyre familjeve , këtyre komuniteteve dhe e vërteta është se kemi mbajtur një politike të drejtë, sepse po të shohim sot hartën e varfërisë, pasi varfëria nuk zhduket tërësisht, por do të shohim se këtu në zonën e turizmit , ajo është më minimalja që mund të jetë.
Sidoqoftë unë jam këtu sot për të marrë mendimet tuaja për të gjitha sygjerimet që ju keni për zhvillimin e turizmit gjatë 4 viteve që vijnë. Unë besoj se ka shumë për të bërë së bashku, sepse kjo degë po marr një aspekt nuk është e renkuar, hotelet, restorantet e saj nuk janë të renkuara dhe kjo ka qenë politikë e qëllimshme e qeverisë. Ka qenë e tillë sepse kemi dashur të evitojmë , të shmangim korrupsionin në gradimin e hoteleve , por tani koha ka ardhur që së bashku të gjejmë mënyrën më objektive për vlerësimin, kuotimin dhe shërbime të tjera. Sot ka shërbime të mrekullueshme që u ofrohen turistëve dhe ky nuk është vetëm një mendim i imi, është një mendim i përbashkët i të gjithë atyre që kanë ardhur dhe kanë shkruar më pas, fjalët më të mira për këtë vend, përsa i përket gatimit dhe shërbimeve të tjera. Sot ka ardhur koha e një renditje të të gjithë institucioneve të cilat presin turistë, ka ardhur koha e një raporti të ri mes qeverisë dhe agjencive turistike të vendit në interesin më të mirë të shtimit të fluksit, të ardhjes së turistëve dhe kushteve më të mira të tyre.
E theksoj dhe njëherë se Shqipëria potencialin e potencialeve ka potencialin turistik, me ujërat, me brigjet, me malet, me trashëgimin kulturore, me traditën e shkëlqyer të gatimit dhe shërbimit, me mikpritjen ekzemplare, ajo ofron një vend të rrallë dhe do të ngjitet gjithnjë e më lart ne vendet mikpritëse të turizmit në Evropë dhe në botë.
Ju faleminderit!
-Përshëndetje, I nderuar zoti kryeministër, në emër të të gjithë industrisë së turizmit dhe si president i shoqatës ATA, dua tu falënderoj për prezencën tuaj sot, këtë ditë të dielë dhe në rradhë të parë dua të shpreh mirënjohjen pasi këtë vitin e fundit ne kemi patur me ju shumë takime intensive, takime në të cilat ne kemi shprehur problemet dhe kemi kërkuar mënyrën e bashkëpunimit me ju. Ju, me shumë të drejtë thatë se i ka “i ka ardhur koha turizmit”. Ne kemi kaluar në një sistemqë turizmin e kemi quajtur shpresën e ekonomisë shqiptare. Ka radhur koha që turizmi shqiptar të përballet me tregun e konkurrencës në rajonin ku jemi, një rajon ky, jo pak konkurrent. Kushdo nga ne që bën biznes ka dhe rriskun që të humbasë , prandaj dhe ne duhet të jemi bashkë me ju në një linjë për të menduar se bashku se si ta bëjmë këtë fushë sa më efektive. Ne mendojmë seriozisht që duhet të gjejmë së bashku mekanizmat më të përshtatshëm të bërjes së turizmit. Dua të shprehim respektin e madh të punës së bërë në bashkëpunim me ministrinë e turizmit. Dua të shprehim respektin e madh për të gjithë punën e bërë në drejtim të zhvillimit të industrisë dhe të punës së bërë në drejtim të urbanizimit të vendit. Por, sot ka ardhur koha që ne ta maturojmë turizmin dhe të mendojmë ndryshe për ta bërë atë. Kemi kohë që këmbëngulim që produkti turistik përballet me nje konkurrenvë reale të tregut në zonën e Mediteranit. Shoqata jonë në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur mundësinë e rishikimit të disa taksave dhe kjo, jo të përkëdhelë biznesin, por kanë të bëjnë me synimin e mundshëm që kjo industri të përfitojë dhe nga kjo e gjithë ekonomia. Ne kemi shprehur nevojën e diskutimit me ju për taksat e Tvsh për të gjithë produktet e brendshme të industrisë sonë. Një nga elementet kryesorë që ne kemi shprehur është taksa e Tvsh së hoteleve, duke u argumentuar nga e gjithë industria jonë pse kjo taksë duhet të ulet.Ne jemi të bindur se kjo taksë e krijon produktin tonë shumë të shtrenjtë në fushën e shërbimeve që ne kemi, kundrejt të gjithë shteteve që punojnë me taksa maksimalisht deri në 10 % të hoteleve. Përballja me taksën 20 % mbi vlerën e shtuar e bën produktin tonë 4 deri në 5 % më të shtrenjë se i gjithë rajoni. Kjo është një kërkesë që ndihmon direkt ekonominë shqiptare.
Ne mendojmë që maturimi dhe bërja e turizmit kërkon ngritjen e një sistemi edukativ, i cili duhet të marrë në konsideratë se industruia jonë në rritje ka sfida jo të vogla, të cilat e kanë vendosur në hartën e botës Shqipërinë. Ne jemi një destinacion real në tregun ballkanik. Jemi përballë një sfide reale. Bërja e një marketingu real dhe shitja e një produkti real është një domosdoshmëri sot . Duhet të ndërtojmë një marketing shumë më të zgjuar, të bazuar në teknologjitë me progresive të marketingut. Një pikë tjetër që dua të trajtoj është se ka ardhur koha që të maturojmë sistemin e certifikimit të tregut.
Gjithashtu mendoj që në hartën turistike të vendit duhet të futet koncepti i njollave turistike. Kemi një problem të cilin ne prej kohësh e kemi ngritur. Ne duhet të luftojmë konceptin e fshatit turistik. Fshati turistik ëhstë një risi, e cila duhet të përdoret për qëllimet për të cilat i jepet licenca. Fshati turistik nuk mundet sot të marrë vijën e parë dhe të ndertojë vila për shitje.
Porti i Durrësit është një port strategjik në hartën e krocerave. Sot nuk është bërë i i tillë, por ai duke menduar demografinë e lëvizjes midis Dubrovnikut dhe Korfuzit, është pika nyje, e cila mund të dalë në treg si destinacion krocerash. Kemi një problem në hyrje të Porit të Durrësit, përsa i përket thellësisë së tij, e cila nuk i jep shanse krocerave që po e studiojnë këtë treg. Mendoj që kjo duhet të marrë në konsideratë.
Kryeministri Berisha : Së pari unë ju falënderoj për ndërhyrjen e rëndësishme që ju bëtë dhe kjo është një ndërhyrje në vazhdim të një dialogu konstant që ne kemi vendosur me shoqatat e turizmit, me operatorët turistikë. Edhe njëherë, dua tu garantoj se për qeverinë, turizmi është degë kryesore e ekonomisë, është një degë me potencialin më të madh për punësimin e shqiptarëve dhe për ne, punësimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë investime të mëdha gjatë këtyre viteve për ndërtimin e nje infrastruture të përshtatshme, në funksion të turizmit, por jam plotësisht dakort se sot jemi në një stad tjetër dhe sot bashkërisht duhet të shkruajmë projektin për zhvillimin e turizmit në 4 vitet që vijnë, projekt i cili diktohet para së gjithash nga shkalla e lartë e zhvillimit të kësaj dege të ekonomisë. Jam dakort dhe do të shohim me përparësi cështjen e taksave. Në qoftë se shkon dhe kontrollin në tatime të ardhurat direkt, janë në disproporcion me shkallën e bujshme të zhvillimit të tij. Por ka qenë një politikë e drejtë, sepse janë me qindra mijëra punëtorë , jo vetëm në bregdet, por në të gjithë zonën e Ultësirës që prodhojnë në funksion të turizmit, që shesin prodhimet e tyre në zonat turistike, pra ka qenë një politikë e drejtë që synon të jetë sa më pak rënduese në rrafshin fiskal për të gjithë mikpritësit dhe operatorët. Unë jam dakort që Tvsh-ja duhet të rishikohet.Do të zhvillojmë një takim të gjerë me zyrtarët e financave që natyrisht kanë mendimet e tyre dhe të arrijmë në një zgjidhje më të mirë për sa i përket turizmit, operatorëve dhe funskionimit të logjistikës në Shqipëri. Jam i mendimit se kjo edhe në rast se të privon pjesërisht nga një sasi të ardhurash, në një të ardhme të afërt, ajo do të kompensohet plotësisht nëpërmjet shtimit të numrit të turistëve apo shtimit të llojeve të shërbimeve ndaj tyre.
Janë një seri degësh të universiteteve që përgatisin specialistë për turizmin dhe nëndegët e tij. E rëndësishme është të shohim kurrikulën e fakulteteve, në mënyrë që ta bëjmë atë sa më të përshtatshme me kërkesat e tregut turistik, por nga Saranda deri në Kukës ekzistojnë degë, në të cilat studiohet për turizëm. Ndoshta diçka më shumë duhet të bëjmë për shkollat e mesme të profilit turistik. Edhe ato janë të nevojshme dhe duhet krijojmë këto shkolla sepse e vërteta është që qytetet e kanë të vështirë të gjejnë krahë pune, prandaj duhet të shohim ngritjen e nje sistemi shkollash në qytet turistike, me destinacion turistik.
Është e vërtet që duhet të bëjmë shumë më tepër për marketingun e potencialit tonë të madh turistik. Marketingun më të shkëlqyer, potencialit tonë turistik ia kanë bërë agjencitë më prestigjioze të turizmit të botës, të cilat e kanë shpallur një vit, si destinacioni i parë turistik që duhet vizituar dhe në vitet e tjera, një ndër 10 destinacionet turistike për tu vizituar. Nuk është se promovimi ynë, i produkteve tona turistike është në nivelin e duhur. Kjo kërkon një riorientim të gjithë ambasadave tona në një funksion ekonomiko-turistik, por e vërteta është se diplomacia jonë, detyrë më kryesore sot, orientimin më kryesor ka për të promovuar potencialet e Shqipërisë në fushën e turizmit dhe në fusha të tjera.
Jam dakort, duhet të fillojmë certifikimin për të gjithë shërbimet turistike të vendit. Po të doni të përdorim praktikat më të mira të vendeve të tjera, por mbi të gjithë duhet të jetë një proces jashtë korrupsionit. Pra, në qoftë se ju doni, ne marrim një kompani të huaj, sic bëjmë me universitetet dhe i rendisim ato. Në qoftë se ju mendoni e bëjmë së bashku me ju, e vetmja gjë është se certifikata është një çështje dinjiteti. Në qoftë se ne japim një certifikatë për nivel shërbimi, ajo duhet të jetë e vërtetë se përndryshe dëmtohet edhe mbajtësi i saj. Këto nuk mund të jenë më pengesa dhe nuk duhet të jenë pengesa që në të fillojmë sa më shpejt renkimin e shërbimeve turistike të vendit. Ka ardhur koha dhe unë jam plotësisht në favor të saj.
Ndërtimi i njollave turistike. E drejtë, industria turistike, së bashku me ju të procedojë në mënyrë që ti paraqesin ato në kohën më të parë. Zhvillimi i zonave dhe fshatrave turistike. Është e vërtet, fshatrat janë ndërtuar për destinacion turistik dhe pastaj janë shndërruar në zona rezidenciale. Dhe kjo nuk ka qenë zhvillim pozitiv, por përsëri një zhvillim madhor kombëtar është që kombi të kthehet drejt detit. Ne kemi qenë komb që kemi jetuar në male, kemi trashëguar më së shumti kulturën e atij mjedisi që kemi jetuar. Kemi përdorur më së shumti ushqimin e atij mjedisi të cilit ne i kemi qëndruar. Natyrisht deti është një potencial i jashtëzakonshëm, është një pasuri përrallore dhe gradualisht nëpërmjet zonave rezidenciale të bregdetit, ne do të bëjmë që kombi jo ti braktisë malet, por të kthehet me sy nga deti. Kjo është një politikë filluar në vitin 95-96 dhe kjo politikë do të vazhdojë. Këtë mandat të ri, në rast se shqiptarët do të kenë besim tek alternativa jonë, ne mendojmë të ndërtojmë projekte të mëdha të zhvillimit të zonave turistike. Një nga këto ëhtë kepi i Rodonit, një tjetër mund të ishte kompleksi mahnitës natyror, Zvërnec -Nartë,-Karaburun-Sazan. Pra ne duhet të shqyrtojmë mundësinë e zhvillimit të siteve big të mëdha të zhvillimikt trë turimit , të cilat në vetvete bëhen promotorë të papërmbajtur të zhvillimit turistik të vendit. Cilido që të jetë çmimi i thellimit të portit të Durrësi për ta bërë këtë port për krocera, qeveria do të përballojë atë edhe sikur ky të ishte i vetmi qëllim i thellimit, unë mendoj se ia vlen plotësisht. Turizmi i krocerave është i një vlere të veçante, përveçse është numerik , ai është promovues në shkallën më të lartë. Ne do të bëjmë gjithçka që Durrësi me të gjithë pasuritë etij të mëdha tëe jetë një destinacion i të gjithë krocerave që enden në Mesdhe. Ndajd eh unë ju garantoj ju se do i kërkoj Ministrisë së Punëve Publike, projektin , në rast se ekziston projekti, të nisë menjeherë puna për thellimin e portit të Durrësit, qoftë si destinacion për mundësinë që krocerat të ankorojnë në këtë Port.
Vlerësojmë punën e qeversisë kryesisht për rrugët dhe mendojmë që është një nga arritjet më të mëdha të vendit që sot mund të shkosh në çdo pike turistike dhe ndoshta kjo ishte arritja me e madhe se cmund ta kishim menduar. Por ka ardhur momenti që kjo nuk mjafton. Përsa i përket problemi të Tvsh, ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të bëhemi të krahasueshëm me rajonin. Në bashkëpunim me Shoqatën Ballkanike të Hoteleve , ne po bëjmë paketa të përbashkëta dhe turistët po vizitojnë Ballkanin me disa ditë, në disa vende, pra ne kërkojmë të bëhemi të krahasueshëm me rajonin.
Një problem tjetër që shqetëson turizmin është se a mundet zoti kryeministër që të bëhet një propozim për të mos i zhvilluar zgjedhjet në kohën e verës, e cila përkon edhe me sezonin turistik. Kjo them se është një gjë shumë e rëndësishme për industrinë tonë dhe për mbarë vendin.
Një kërkesë tjetër ishte dhe problemi që a mundet të behët një pakt politik mes dy forcave kryesore për të mos e kthyer turizmin në një kartë beteje, por sigurisht duke bërtë një masterplan të përgjithshëm i cili të ketë konsensusin e të gjithë palëve që është kërkesa kryesore e investitorëve të huaj.
Po të shikosh një raport vjetor, i cili hartohet nga Forumi Ekonomik Botëror, po të shikosh zhvillimin e turizimit në vitin 2013 për Shqipërinë , ajo ngjitet nga vendi i 77 në vendin e 71. Por ne vërejmë që Mali i Zi i cili është një vend më i vogël, në këtë raport renditet në vendin e 40 për të vetmen arsye të sjelljes ndaj klimës së biznesit, dhe sjelljes ndaj natyrës, që është një pikë shumë e rëndësishme. Kjo tregon që është shumë e rëndësishme poltika që tregon vendi ndaj stimulimit ekonomik të turizmit. Jo pa qëllim vendin e parë e zë Zvicra.
Kryeministri Berisha: Ju falënderoj për ndërhyrjen tuaj dhe siç e theksova jam plotësisht i një mendje që cështja e Tvsh duhet të shqyrtohet në sensin e asaj që ajo duhet të ulet në shkallën më të madhe të mundshme, ndonëse në tërësi pjesa tjetër e paketës fiskalë është ndër më atraktive nga ana fiskale duhet të them. Shumica e shtretërve turistikë të vendit, të cilët nuk janë në hotele, janë absolutisht pa asnjë lloj takse dhe ka rrezik që as taksën e pastrimit të komunave dhe bashkive ata nuk jua paguajnë, gjë të cilën duhet ta bëjnë patjetër.
Është absolutisht rracional propozimi juaj për lëvizjen e muajit të zgjedhjeve. Unë nuk mund tu them ju se për këto zgjedhje do të realizohet, por absolutisht do ta nisim sepse është në interesin më të mirë të vendit që këto zgjedhje të përgjithshme por edhe lokalet të mos kapin muajt e kulmit turistik , por duke patur parasysh këtë degë kryesore te ekonomisë , ato të zhvillohen në tetor, ato të zhvillohen në mars dhe kjo i jep një përgjigje dhe është shumë rracionale. Unë do të përpiqem dhe ju garantoj se do të jem promotor i këtij ligji për të ndryshuar datat e zgjedhjeve. Keni shumë të drejtë. Kur shohim mitingje pas mitingjesh turistët, ata thonë, le ti mbyllin njëherë mitingjet këta.
Ne kemi shpallur si objektiv madhor të 4 viteve që vijnë një masterplan. Ne do të bëjmë masterplanin e zhvillimit të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ekzistojnë masterplane dhe unë nuk them se masterplani i Tiranës , i cili sapo u miratua, do të bëhet, apo i Fierit, i cili është në aprovim e sipër dhe do të miratohet, por këto do të integrohen në një masterplan kombëtar të zhvillimit të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky do të jetë një master zotim i yni , për qëllime turistike dhe çdo lloj qëllim tjetër.
Shqipëria, nga këto vende që njoh , nuk ka ndonjë vend me potencial më të madh se ajo për të gjithë faktorët. Besoj se ujërat, brigjet, plazhet, pasuria kulturore, prodhimet shërbimet, janë absolutisht nga më të shkëlqyerat që mund të gjenden , por ka një gjë këtu. Ju ju referuat Malit të ZI, por Mali i Zi për hir të së vërtetës ka patur një turizëm të zhvilluar dhe më parë, kur tek ne, turizmi ka qenë një degë pothuaj e ndaluar, ose tërësisht e kontrolluar për obsesione ideologjike.
Unë nuk mund të mos ju rrëfej ju këtu se në vitin 1978 shkova me makinë nga Tirana në Romë dhe rrugës në Dubrovnik fjeta në Hotel “Argentina”. Pas 30 vjetësh unë shkova në atë hotel si kryeministër. Ai hotel nuk ishte rinovuar, por përsëri qëndronte, me të gjithë komoditetet e tij. Pra, ata kanë patur një trashëgimi dhe turizmi është një kulturë shumë njerëzore. Po ju them këtu, pak vite më parë, miqtë e mi shkonin në Budva dhe më thonin “të shërbejnë me shumë njerëzi, çdo shërbim ta ofrojnë me shumë finesë”. Edhe tani tek ne, shërbimi është shumë i mirë dhe unë këto 2 vitet e fundit nuk kam dëgjuar asnjë ankesë për sa i përket shërbimit, por vetëm lavdërime. Pra kjo është një kulturë që po përvetësohet shumë edhe këtu tek ne. Ju e thatë bukur: Qëllimi kryesor për qeverinë është punësimi dhe gjithçka ne e shohim në funksion të punësimit sepse ajo është detyra e qeverisë për të bërë gjithçka për krijimin e vendeve të punës. Ne jemi përpjekur të bëjmë shumë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në disa aspekte ne qëndrojmë në 10 dhe në 20 vendet e para në botë, por në disa aspekte të tjera ne qëndrojmë në fund, siç ishte rasti i lejeve të ndërtimit, të cilat ne i kemi zgjidhur tashmë, por ajo ishte një turp. Të shohësh veten tënde i renditur për 399 ditë për të marrë një leje, nuk ka gjë më të papranueshme. Një gjë ju garantoj, se me atë task forcën që ndërmorëm, ne marrim cdo procedurë në analizë dhe do ti thjeshtojmë në shkallën më maksimale. Tani ne afrojmë mënyrën dixhitale për taksapaguesit, pagesat dixhitale për doganat, pagesat dixhitale për personat. Pra ne do të bëjmë gjithçka që të kemi një klimë biznesi më të favorshme, më atraktive. Besoj se paketa e fundit me të cilën Shqipëria bëhet vendi i vetëm ose ndër më të paktit në botë që nuk takson kapitalin, kjo përbën hapim më të rëndësishëm që mund të ndërmerrnin drejt inkurajimit të hapjes së vendeve të reja të punës dhe klimës së biznesit. Por, sërish duhet tu garantoj se kjo paketë ose këto reforma janë në vazhdim. Në qoftë se ka një gjë”perpetum mobile” të tilla janë vetëm reformat. Kurrë ndonjëherë nuk duhet të kënaqësh ose të mendosh se ke arritur të përsosurën me këto që ke bërë. Absolutisht je larg kësaj dhe duhet të ndërmarrësh shumë të tjera për të ndjekur horizontin e saj.
-Përshëndetje: Jam Blerina Ago, zëvendëspresidente e Shoqatës Albania Rafting Group dhe doja tu prezantoja një broshurë që kemi paraqitur në panairin e Berlinit, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Në vitet 2000, kur ne filluam të promovonim një produkt turistik si ai Rafting në Shqipëri, nuk flitej fare për turizmin dhe le të themi ishte si një ide e çmendur dhe shumë e guximshme e presidentit të asaj kohe, i cili me shumë pasion dhe dashuri besoi në këtë lloj turizmi alternativ, si një portë shumë e rëndësishme e Shqipërisë për zgjatjen e kohës së qëndrimit të turistëve në Shqipëri dhe paralelisht hapjen e vendeve të reja të punës, në këto zona shumë të thellë ku ndodheshin itinerare turistike.
Unë nuk kam mundësi të mos e shpreh mirënjohjen time personale dhe të të gjithë anëtarëve të Federatës shqiptare Rafting në lidhje me realizimin e premtimit që ju bëtë në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës rrugore në një nga zonat më të thella të qarkut të Beratit, e cila ishte lënë në harresë dhe nuk shkelej më, sic është ajo e fshatit Hambull per itinerarin Corovodë-Hambull, ku u zhvillua e gjithë infrastruktura rrugore, e cila bëri shumë më lehtë të aksesueshme këtë zonë dhe pasuri natyrore të Shqipërisë.
Mendojmë se krahas vendeve të njohura bregdetare të cilat janë shumë të frekuentueshme, është e nevojshme vizita në këto pika, të cilat ofrojnë jo vetëm turizëm bregdetar, apo malor, por edhe turizëm sportiv, aleternativ. Per ne ka qënë në vëmendje të veçantë zhvillimi i turizmit në këto zona kaq të veçanta. Përne është shumë e rëndësishme që ti bashkangjitet këtij masterpalni që ju theksuat , edhe studimi i fizibilitetit dhe i planit urbanistik të zhvillimit të qëndrave mikpritëse, në bazë të standardeve në këto zona. Pra ne nuk synojmë vetëm të ofrojmë produktin e shërbimit, por paralelisht dëshirojmë të shfrytëzohen të gjithë resurset, si gastronomike, BIO të zonave përreth, por gjithashtu dhe gjithë fuqia punëtore dhe rritja e kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit. Tani kemi nevojë për mbështetjen tuaj , në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtyre qendrave, gjithmonë në respekt të natyrës, mjedisit dhe të lumenjve.
Ju falënderoj shumë edhe për takimin e sotëm me ne dhe shpresoj të jeni po kaq aktiv edhe në takime të tjera.
Kryeministri Berisha: Ju faleminderit për ndërhyrjen. Rafting është një bizhu në kurorën e turizmit shqiptar dhe unë ju përgëzoj ju të gjithë raftistët shqiptarë që kanë persistuar me këmbëngulje. Edhe rruga është një meritë e juaja, pasi ishte një kërkesë e ligjshme e drejtë e juaja dhe është e vërtetë që keni kontribuar në një dimension të ri të turizmit në Shqipëri, që është cilësor, potencial e fisnik. Zonën e kanioneve nuk e njoh shumë mirë, por në tërësi e njoh. Ne do të kalojmë shumë shpejt ligjin që të përjashtojë për 7 vjet, nga çdo taksë të gjithë ata që investojnë në zonat malore. Këtë e bëjmë sepse të themi të vërteten jemi me të shkuar të fortë malore, por jo me turizëm malor. Unë vizitova pronarin e një hoteli shumë të mirë në Dardhë. Edhe ai i guximshëm, dardhar vetë, kishte ndërtuar një hotel shumë të mirë. Në Dardhë mund të shkohet, megjithatë frekuentimi i këtij hoteli ishte larg asaj që duhet të ishte për vetë shërbimet e shkëlqyera që ofronte. Duhet të bëjmë gjithçka për të ecur edhe drejt turizmit malor. Shqipëria është vend malor para së gjithash , dhe ne do të bëjmë gjithçka për zhvillimin e turizmit malor. Sikundër, destinacionet të tjera turistike për rafting dhe sporte të tjera do të përpiqemi që ti zhvillojmë dhe ne jemi të gatshëm të ecim drejt tyre. Ka në Gramsh, psh janë ujëvarat e Sotirës, janë pyje, pra kudo kemi potenciale dhe ne do të përpiqemi ti promovojmë dhe zhvillojmë ato. Unë ju përgëzoj sepse ju e keni promovuar dhe çuar përpara atë. Do të ishte shumë e rëndësishme që së bashku me ministrinë që nëpëmjet një ëeb, një portali të reklamojmë në interenet. Ne imagjinojmë reklamat televizive , por kur nuk mund të realizohen këto për shkak të parave , përdoren reklamat në internet. Kushton shumë më pak , por e vëreta është që aksesin e ka shumë më të madh,. Pra është e rëndësishme që të ndërtohen një seri reklamash në internet për këtë lloj turizmi.
-Jam kryetar i Unionit të operatorëve turistikë, një organizatë aktive me profil të qartë jo qeveritar, jofitimprurëse dhe shumë aktive në tregun turistik shqiptar. Ju faleminderit, zoti kryeministër për takimin dhe për të gjithë këtë hapësirë që i krijuat industrisë turistike me bashkëbisedimin tuaj. Unë mund të sjell në vëmendje të auditorit, disa takime që kemi bërë me kryeministrin, në kuadër të disa infatureve, të cilët Unioni turistik ka sjellë grupe të caktuar operatorësh turistik, polakë, boshnjakë , etj dhe të cilat kanë dhënë efektin e tyre pozitiv në tregun turistik shqiptar. Unë me këtë rast dua të them që duke e parë në këtë këndvëshrim, duke e parë dhe në këtë kuadër që trajtohet ky problem, në prag të fushatës elektorale, në kontratën politike të 4 viteve të ardhshme që ne besojmë se nëse ju do të jeni në vazhdimësinë e mandatit tuaj qeverisës, mendojmë që të thellojmë këtë kontratë politike me disa aktivitete të tjera të realizuara.
Ndoshta do të ishte rasti dhe vendi që ministria të përmbyllte strategjinë e turizmit 2013-2020, ku të përfshihen edhe këto problematika që ne po i trajtojmë, por dhe shumë probleme të tjera që mund të ngremë, të cilat janë shumë të domosdoshme në zhvillimin e turizmit.
Sot, Shqipëria është një treg turistik me të gjitha potencialet e saj, me potencialet e bregdetit, me potencialet malore, kulturore, etj.
Në këtë kuadër, unë them duke qënë se turizmi malor është inkurajuar shumë nga ana juaj dhe ne duke shfrytëzuar mundësitë që na keni dhënë, e kemi shumë rezultate dhe arritje, të shihet mundësia e faktorizimit përsëri të Komanit sepse është një aset i humbur sepse sot për sot është porta e të gjithë turizmit të veriut. Ne po na humbet si aset. Gjithashtu kërkojmë të përmbyllet Unaza lindore me rrugën që shkon nga Gjirokastra, Përmeti, Erseka në Korçë sepse po devijojnë nga Greqia për të bërë trajektoren e plotë të Shqipërisë, kështu që të shikohet mundësia që të plotësohet në këtë kuadër.
Kryeministri Berisha: Ju faleminderit për ndërhyrjen dhe për ekspozenë e shkëlqyer që bëtë për promovimin e turizmit në një vend të madh siç është Polonia. Jam plotësisht dakort me ju që Komani, Liqeni i Fierzës dhe Vaut të Dejës, duhet që për qëllime qoftë edhe vetëm turistike të ketë lundrimin e pandërprerë. Ne e kemi diskutuar disa herë me zyrtarë, por në mënyrë përfundimtare ajo do të bëhet sepse në të gjithë udhëtimet turistike në Zvicër dhe kudo, anijet kanë subvencionin e qeverisë dhe në se qeveria kërkon ti kënaqë turistët ajo duhet të subvencionojë. Ajo është një luginë e rrallë, dikur ajo ka qenë zona, ndër më uniket në Ballkan për rafting dhe këtë do ta vërtetoni në se keni fotografi të vjetra të raftingut të fillimit të shekullit në Drin. Ka qenë i rrezikshëm por e kanë realizuar të huajt. Tani ajo është një luginë epike dhe ne nuk duhet ta privojmë, por duhet të bëjmë gjithçka që turistët të kalojnë në atë luginë me anije drejt Alpeve dhe unë ju siguroj se këtë do ta bëjmë. Nuk mund tu them se do të jetë transport publik, por mund të them se ne do të përllogarisim koston e udhëtimit dhe ti garantojmë pronarit fitimin nëpërmjet një subvencioni të caktuar. Dhe këtë ne do ta bëjmë. Nuk mund të lihen ata liqenj të qetë. Ata janë një bukuri e jashtëzakonshme.
Unaza e Shqipërisë, e cila fillon në Valbonë dhe përfundon në Vermosh ka qenë një nga projektet e vështira , por jetike për të gjithë qëllimet. Para së gjithash për të mos lenë të vdesin një pjesë e madhe e territoreve të vendit, territore me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Kemi zbritur nga Valbona, në Librazhd dhe po ecim nga Hani i Hotit drejt Ultësirës. Këtej pjesa e Ultësirës është e ndërtuar, është e ndërtuar dhe rruga e Bregut Vlorë-Sarandë. E vërteta është që ka mbetur segmenti Përmet- Leskovik-Kolonjë-Korçë. Absolutisht do të ndërtohet dhe ekzistojnë projektet. Do të jenë një nga projektet më të rëndësishme gjatë 4 vjecarit që vjen dhe ajo vendos Shqipërinë, në një Unazë jashtëzakonisht jetike për banorët e atyre zonave, të cilët p atë nuk mund të jetojnë aty ku janë, ndërsa me të mund të shfrytëzojnë të gjithë potencialet.
Unë isha para disa muajsh në fushë-Studen, e cila ishte ishte mahnitëse. Ajo ishte rreth 20 minuta nga Librazhdi. Pra ne po ecim. Vazhdimi i kësaj Unaze Korcë_Përmet do të jetë përparësi e jona. Edhe Përmet – Tre urat ka disa zhvillime pozitive, por sidoqoftë, Kolonjë-Leskovik-Korcë është me probleme.
Pyetje: Ne drejtojmë në Shkodër një hotel familjar, nga ato hotele të cilat merren nga shteti për 50 vjet. Ne kemi 23 vjet që e kemi marrë dhe e drejtojmë familjarisht. Ne jemi shumë të kënaqur dhe për herë të parë në këto vitet e fundit ne e kemi kuptuar se çdo të thotë industri turistike. Është një gjë shumë e bukur, një lëvizje e jashtëzakonshme, por vemë re diçka. Përsa i përket rrugës së Thethit ka shumë ankesa. Deri në Bogë, është mirë, nga Boga e sipër është 15 km, por bën më shumë, se sa të vish nga Shkodra në Bogë. Shumë ankohen turistët që vijnë me fëmijë, pasi ajo pjesë e vogël e rrugës të ha shumë kohë, kështu që le të shpresojmë se do të bëhet sa më shpejt.
Kryeministri Berisha: Unë ju falënderoj për këto ndërhyrje. Lidhur me rrugën e Thethit. Rruga është në ndërtim e sipër. Fondi shqiptar i Zhvillimit në dijeninë time e ka të prokuruar ose po ecën drejt Qafë Tërthores. Këtu në qafë ka një problem që kjo është zona që lirohet mjaft vonë nga bora, pasi unë e ndjek me vëmendje problemin e rrugës. Por pavarësisht nga kjo rrugën do ta ndërtojmë deri në Theth. Ka patur ide turistike që të mos e asfaltojmë, pra të shkojë deri në qafë Tërthorë me asfalt dhe pastaj të mos asfaltohet, por për ta lënë për ecje apo për çiklizëm. Por ne do ta asfaltojmë. Unë jam dakort me ty, por apoteozën më të mrekullueshme Thethit ia ka bërë Roz Ëilderlein në librin e saj “Majat e Shalës”, libër i cili për shumë vite është kuotuar si “best seller” për librat e udhëtimeve, duke i përshkruar me aq dashuri kreshtat dhe majat e luginës së Thethit dhe të Shalës, sikur të ishin gjallesa. E vërteta është që ka një bukuri mahnitëse në atë luginë dhe përtej saj. Kështu që do të ecim drejt saj. Për Komanin qeveria do të vendosë linjat, pasi të llogaritet kostoja dhe të bëhet subvencioni për qarkullimin në Koman.
-Në rradhë të parë ju urojmë të fitoni për premtimet e shumta që keni bërë për këtë sektor. Por dua tu them se takimet me sektorin tonë duhet të kishin qenë më të shpeshta dhe më parë të bëheshin. Duke ditur që në vendimet tuaja keni më shumë punë dhe nëse flitet për më shumë punë në sektorin e turizmit, do të thotë më shumë punë në turizëm , më shumë punë në bujqësi dhe më shumë punë në blegtori. Kjo do të thotë që kjo është një punë e trefishtë. Në se bëhet fjalë për një turizëm të zhvilluar, politikat duhet të jenë shumë të qarta dhe duhet të flasim për identitet në turizëm. Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të ketë një identitet në turizëm. Në se flasim për veriun apo për të gjithë Shqipërinë, nuk mund të kemi kurrë një turizëm të zhvilluar, nëse njerëzit nuk kanë pronat në duar. Si mund të zhvillojë një malësor apo një bregdetar, nesë nuk ka tapinë e pronës? Ai nuk mund të bashkëpunojë me bankat. Pra kërkohet një bashkëpunim mes shtetit, sektorit të bankës dhe sektorit të turizmit. Një problem tjetër që unë shoh është edhe ai i njollave turistike. Unë mendoj që njollat dhe hartat të mos jenë vetëm për territorin brend , por të jenë edhe për territoret e tjera. Politika e Malit të Zi për të lënë Ulqinin janë shumë të qarta, politikat e Maqedonisë për të lënë pjesën shqiptare janë shumë të qarta, pra shteti amë duhet të bëjë disa pika plus, të paktën për ato që prezantojnë identitetin kombëtar shqiptar në këto vende. Pra duhet që këto njolla dhe harta të kenë një shtrirje më të madhe.
Një problem tjetër është ai i parqeve natyrore. Është mirë që asfalti të jetë, por është e mira që të ketë dhe një identitet në këto male. Shqipëria ka nevojë për turizmin elitar dhe jo për një masë që të ndotë ambientin.
Një problem tjetër që dua të trajtoj është ai i bashkëpunimit mes sektorit tonë, shtetit dhe tatim taksave. Asnjëherë nuk duhet ta shohim njeri-tjetrin si të kundërt sepse ne punojmë për të njëjtin qëllim dhe duhet ta shohim njëri-tjetrin si partner. Një problem tjetër gjigand është edhe detaria. Unë e di se turistët kanë ardhur nga Venecia dhe kanë patur shumë probleme, shumë procedura apo probleme për të lundruar në Bunë. Unë vura re që folët shumë për bregdetin dhe nuk folët për turizmin e bardhë. Unë nuk jam me idenë që malësorët të largohen nga malet. Unë jam me idenë që malësorëve ti krijohen të gjitha kushtet që ata të rrinë atje. Një vend që nuk ka njerëz, nuk është tërheqës për turizmin. Një problem tjetër është se unë i jam shumë mirënjohës shtetit që në 8 vitet e fundit në Shkodër është punuar jashtëzakonisht shumë. Shkodra mund të behet një model për mbarë rajonin, jo vetëm shqiptarët kudo që janë. Ka patur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes sektorit privat, bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë dhe me të vërtet Shkodra po shkëlqen me disa muze. Do të kisha dashur që kjo nismë që është në Shkodër të kishte lulëzuar edhe në Berat, Gjirokastër, kjo dhe falë politikave që shteti ka ndërmarrë.
Kryeministri Berisha: Ju falënderoj për ndërhyrjen dhe më lejoni tu informoj se çfarë po bëjmë ne për çështjen e pronësisë. Ne po krijojmë regjistrin dixhital të tokës, i cili është pas njerëzve, i dyti më i rëndësishmi i çdo kombi dhe vendi. Ne po punojmë në mënyrën më intensive dhe kemi bindje absolute se do të përfundojë gjatë këtij vit. Kemi të kontratuar kompani të mëdha , nga më të mirat dhe nje task force e kryesuar nga kryeministri vetë , funksionon në mënyrë të pandërprerë në ndjekjen e këtij regjistri, shumë i domosdoshëm. Së dyti kemi autorizuar të gjitha pushtet vendore për tu dhënë tapitë qytetarëve dhe ka një kuadër ligjor shumë solid për ta bërë këtë.
Lidhur me probleme të tjera të rëndësishme që ngritët ne konceptojmë Shqipërinë si rajon turistik. Ne besojmë se zhvillimi më i fuqishëm i turizmit do të jetë një rajon turistik, Shqipëri-Mali i Zi , Shqipëri-Maqedoni në mënyrë që turistët të gëzojnë dhe të shijojnë të gjithë pauritë e mëdha që ekzistojnë në vendet e kufizuara. Do të bëjmë gjithçka që të bëjmë Bunën e lundrueshme vetëm për qëllime turistike dhe do të bëjmë gjithçka që të bëjmë një urë që lidh Velipojën me Ulqinin dhe kam bindjen se kjo do të krijojë një nga komplekset natyrore më të bukura turistike që mund të ekzistojnë. Jam shumë dakort me zhvillimin e velave dhe nuk mund të them që nuk i ka dëmtuar qëndrimi ynë me moratoriumet, por tani ky qëndrim ka marrë përgjigjen tjetër ligjore dhe do të bëjmë çdo gjë që ta nxisim turizmin e velave. Është një turizëm shumë i bukur. Lidhur me turizmin dimëror të skive dhe skitë. Nuk jam skiator, por të siguroj se kjo nuk më ka penguar mua qe mendja ime të mendojë në mënyrën më të shpeshtë se si të zhvilloj resortet turistike në këtë vend. Po cila eshtë vështirësia? Unë njoh mjaft mirë Alpet, por gjithashtu kam patur rastin të njoh malet mes Kukësit dhe Peshkopisë. Mund të jenë zonat turistike më të mira të Ballkanit, janë të një potenciali të jashtëzakonshëm Shishtavec, deri në Radomir. Rrugën po e ndërtojmë, po ecim drejt Shishtavecit. Aeroporti është aty dhe ky është një avantazh i madh për këtë masiv. Do të heqim çdo lloj takse për ata që investojnë në zona malore, sepse investimi në zona malore është një investim me rrezik për të rikthyer fitimin. Në disa zona të tjera, në Dardhe kemi infrastrukturë, drejt Voskopojës kemi infrastrukturë, do shkojmë drejt Bizës, kemi shkuar në Shëngjergj, janë 12 km për të dalë në Bizë dhe shumë shpejt do të dalim atje. Kemi dalë në majën e Çajupit, edhe atje është një zonë bore. Do të ecim drejt Tomorit dhe Bogovës. Kemi dalë në Sarisalltëk që është një ballkon fantastik i detit. Pra, ne përpiqemi shumë tu ofrojmë investitorëve infrastrukturën për zonat malore. Natyrisht si shtet këtë mund të bëjmë. Ne jemi dhe do të mbetemi qeverisje e taksave të ulëta dhe kjo është filozofia për ne dhe kjo jo se nuk na duhen paratë, por ne besojmë se paraja në kontot e qytetarëve shqiptarë është më e vlefshme për shoqërinë shqiptare, sesa paraja në arkën e shtetit, sepse paraja në kontot tuaja do të thotë investim më rracional, do të thotë zgjerim i biznesit, do të thotë krijim i vendeve të punës , më me eficencë, sesa paraja që investohet nga sektori publik.
-Do të ngre dy probleme, së pari mendoj se një problem për industrinë tonë është aeroporti, është aeroporti më i shtrenjte në rajon. Shtrenjtësia e tij nuk është vetëm për shërbimet që ofron , por edhe për taksat. Përveç taksave normale që aeroporti i Tiranës ka është nxjerrë edhe një taksë tjetër ajo për çarterat, e cila jo vetëm prek turistët shqiptarë që shkojnë jashtë, (10 euro për person) , por prek edhe turistët e huaj që duan të shkojnë në Shqipëri. Pra problemi i aeroportit e bën aksesin kryesor të hyrjes në Shqipëri më të shtrenjtin në rajon. Në këtë mënyrë ne nuk mund të konkurrojmë me aeroporte të vendeve pranë nesh. Pra duhet të gjendet një zgjidhje do të thosha emergjente. Gjithashtu ky aeroport ka karburantin më të shtrenjtë. Problemi i dytë që dua të ngre është konkurrenca në rajon. Nuk e di a jeni në dijeni apo jo , por vende të rajonit kanë filluar të konkurrojnë me subvencione për turistë. Psh marrim liqenin e Ohrit, është një liqen i cili ka përballë Pogradecin ku nuk mund të notohet më shumë se dy javë gjatë sezonit veror. Ai liqen pret turistë holandezë nga 1 maji deri më 30 shtator me çartera dhe për çdo turist qeveria maqedonase paguan deri në 65 euro kompaninë holandeze që i çon ata.
Kryeministri Berisha: Keni shtruar këtu dy çështje absolutisht të rëndësishme për turizmin dhe zhvillimin e tij. Ne jemi të vetëdijshëm për çështjet që ngritet dhe do të vazhdojmë një dialog me kompaninë Hoptiss për të parë mundësinë sesi mund të ofrohen tarifa më të përshtatshme , sikundër jemi në diskutim për të hapur mundësinë e përdorimit të aeroportit të Kukësit, i cili dhe ai do të ishte një variant i kostos së ulët sepse tani distanca është e ulët me Tiranën dhe mund të bëhej. Kështu që ne i qëndrojmë përpjekjes për të patur tarifat më të ulëta dhe më të favorshme për turistët. Ajo që shtruat ju që kërkohet një prim për turistët këtë e kanë paraqitur në zyrën time, me përfaqësues të zyrës turistike, presidentë dhe përfaqësues të agjencive më të mëdha turistike të Evropës. Pra kjo nuk është një risi , por është një konstante e këtyre kompanive. Pra unë mendoj se Shqipëria duhet ta konsiderojë në mënyrën më serioze këtë ofertë sepse kjo ofertë bën që kompanitë më të mëdha ta konsiderojnë Shqipërinë një destinacion shumë të rëndësishëm dhe e vë